Sport

Bundesliga, formacioni më i mirë i sezonit


Bundesliga gjermane mbylli fushatën 2021-22, teksa për të 10-in vit radhazi, Bayern Munich u shpall kampion.

Në një kohë kur gjithçka është e përfunduar, Bundeliga ka shpallur dhe formacionin më të mirë të sezonit.

Stefan Ortega Moreno

Portier: Stefan Ortega Moreno, Arminia Bielefeld

Pasi luajti një rol kyç në Arminia Bielefeld duke shmangur rënien në sezonin 2020/21, portieri 29-vjeçar nuk mundi ta shpëtonte ‘Die Arminen’ nga rrëzimi këtë herë pasi ata përfunduan në vendin e 17-të.

Sidoqoftë, Ortega ishte padyshim edhe më i mirë këtë sezon, duke bërë 124 pritje, më shumë se çdo portier tjetër në ligë dhe duke përballuar 73.3 për qind të goditjeve që i vinin në kuadrat.

Mbrojtës i djathtë: Jeremie Frimpong, Bayer Leverkusen

Frimpong u shfaq si një nga lojtarët më të rëndësishëm të Leverkusen-it në sezonin e tij të parë në “BayArena”.

Duke treguar mjaft aftësi sulmuese, mbrojtësi i shpejtë i shënoi një gol dhe asistoi gjashtë herë përpara se të pësonte dëmtim në ndeshjen e 26-të, dhe mungoi shumë në fazën e fundit të sezonit.

Josko Gvardiol

Qendërmbrojtës: Josko Gvardiol, Leipzig

Mund ta harroni lehtësisht se Gvardiol është vetëm 20 vjeç kur e shikoni duke luajtur.

Gjithmonë i qetë, duke ruajtur një nivel të vazhdueshëm të paraqitjeve të mira, i riu shpejt mori rolin në formacionin fillestar të Leipzig.

Qendërmbrojtës: Nico Schlotterbeck, Freiburg

Schlotterbeck e ka fituar lëvizjen e drejt Borussia Dortmund me paraqitjet e tij mbresëlënëse për Freiburg këtë sezon.

Duke tejkaluar të gjitha pritjet, 22-vjeçari ka kaluar nga 17 paraqitje për Union Berlin në formë huazimi përmes një sezoni 2020/21 të mbushur me dëmtime në një nga qendërmbrojtësit më të mirë në Bundesligë.

Mbrojtës i majtë: David Raum, Hoffenheim

Një nga nënshkrimet e sezonit, Raum ka qenë i pandalshëm në krahun e majtë për Hoffenheim, duke shënuar tre gola dhe 13 asistime në sezonin e tij të parë në Bundesligë.

Jude Bellingham

Mesfushor qendror: Jude Bellingham, Borussia Dortmund

Pavarësisht se është vetëm 18-vjeç, Bellingham është shfaqur si një lojtar kryesor për Borussia Dortmund për shkak të talentit të tij të qartë dhe mentalitetit fitues.

Sezoni 2021/22 e pa anglezin të bënte një tjetër hap mbresëlënës përpara në zhvillimin e tij, duke shënuar tre gola dhe duke ofruar tetë asistime në 32 ndeshje të Bundesligës për BVB.

Mesfushor qendror: Salih Ozcan, Koln

Talenti i jashtëzakonshëm i Ozcan u vu re që në moshë të re kur iu dha medalja prestigjioze e artë “Fritz Walter”, një çmim vjetor që u jepet talenteve më të ndritura të Gjermanisë në kategorinë U19, në vitin 2017.

U desh pak kohë që karriera e tij të ngrihej vërtet, por në moshën 24-vjeçare, mesfushori me tipare mbrojtëse më në fund tregoi se çfarë është i aftë të bëjë gjatë sezonit 2021/22, duke fituar dhe një lëvizje drejt Borussia Dortmund.

Christopher Nkunku

Mesfushor sulmues: Christopher Nkunku, Leipzig

Fjalët nuk mund të përshkruajnë se sa i mirë ka qenë sezoni 2021/22 i Nkunku-t. 20 gola dhe 15 asistime në 34 ndeshje të Bundesligës flasin vetë.

Mesfushor sulmues: Thomas Muller, Bayern Munich

Shumë nga lojtarët e Bayern-it ishin pjesë e rotacionit të ekipit gjatë sezonit, por si gjithmonë, Muller ishte një prani e vazhdueshme në njëmbëdhjetëshen e parë të kampionëve gjermanë.

Edhe pse ai pati një rënie të lehtë në formë nga fundi i sezonit, ai gjithsesi arriti të shënonte tetë gola dhe të jepte 21 asistime në ligë.

Robert Lewandowski

Sulmues: Robert Lewandowski, Bayern Munich

Si zakonisht, përfshirja e Lewandowski-t në skuadrën e sezonit nuk është lajm i ri. Reprezentuesi polak gjeti rrjetën 35 herë në 34 ndeshje të ligës, në atë që mund të jetë sezoni i tij i fundit me Bayern-in.

Sulmues: Patrik Schick, Leverkusen

Schick largohet ngushtë nga Haaland, i cili kaloi një pjesë të madhe të sezonit jashtë fushës.

Pas një fushate mbresëlënëse në Euro 2020, Schick shijoi sezonin më të mirë të karrierës së tij deri më tani, duke shënuar 24 herë në 27 ndeshje të Bundesliga-s për Leverkusen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore