Shqipëria

Buna kërcënon, evakuohen familjet


Bashkia e Shkodrës ka bërë me dije mëngjesin e 11 shkurtit se gjatë 24 orëve te fundit ka rritje të nivelit të ujit nga prurjet, shkarkimet dhe reshjet në të gjithë territorin e Shkodrës.

“Lumi Buna ka dalë nga shtrati. Në territorin e Bashkisë Shkodër janë rritur së tepërmi nivelet e lumenjve. Rritja e nivelit të liqenit ka krijuar vështirësi qarkullimi në disa lagjje të qytetit, duke u rrethuar nga uji territori që shtrihet në pjesën veriperendimore të qytetit si: Lagjet nr.1 dhe nr. 2, në Livadhe, Xhabije, Tophanë, Zoteknikë dhe shtëpitë në lagjjen Tepe, Perash”, thuhet në njoftim.

Bashkia ka bërë me dije se mbrëmjen e 1o shkurtit, në qytetin e Shkodrës janë evakuar nga shtëpitë e tyre në qytet mbi dhjetë familje tek të afërmit e tyre dhe në strehime të tjera.

“Gjatë natës forcat zjarrfikëse kanë punuar për largimin ujit nga shtëpitë, të cilat kanë patur prezencë uji në oborre, duke parandaluar dëmtimin e disa banesave”, njoftohet më tej.

Po ashtu bëhet me dije se fshati Obot është në gjendje të jashtëzakonshme rrezikshmërie.

“Në rrugën e Obotit lartësia e ujit arrin deri në 160 centimetra. Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2 deri në 3 metra. Ujësjellësi “Oblika 1” dhe “Oblika 2” janë jashtë funskionit”, shton bashkia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore