Lajme

Bullgaria shpall 10 diplomatë rusë persona non grata


Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë në një njoftim ka bërë të ditur se i ka shpallur persona non grata 10 diplomatë rusë. Atyre u ka dhënë afat prej 72 orësh kohë për t’u larguar nga vendi.

Sipas vendimit të MPJ-së bullgare, diplomatët rus kishin marrë pjesë në aktivitete që nuk janë në përputhje me statusin e tyre diplomatik.

Në fillim të muajit mars, përkatësisht më datën dy (2) mars, Bullgaria kishte dëbuar dy diplomatë rusë me akuzën e pjesëmarrjes në spiunazh.

Në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë thuhet se ministria është konsultuar me kryeministrin Kiril Petkov, për dëbimin e diplomatëve rusë dhe se, për këtë është informuar edhe ambasadori rus në Sofje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore