Lajme

Bullgaria identifikon hakerët rusë që sulmuan faqet qeveritare


Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Bullgarisë thotë se ka identifikuar një person specifik që kreu një sulm hakerimi në faqet e internetit të qeverisë bullgare.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia vendase “BNR”, duke cituar zëvendës prokurorin e përgjithshëm bullgar, Borislav Sarafov.

Sipas tij, i dyshuari aktualisht ndodhet në territorin e Federatës Ruse.

“Një person specifik me një adresë specifike dhe kjo adresë është në territorin e Federatës Ruse”, theksoi Sarafov.

Ai shtoi se kërkesat për ndihmë juridike në lidhje me hetimin janë duke u shqyrtuar.

Në mëngjesin e 15 tetorit, persona të panjohur sulmuan faqet e një sërë organizatash shtetërore, si dhe faqet e aeroporteve, masmediave dhe ofruesve të shërbimeve të telekomunikacionit në Bullgari.

Sipas prokurorisë, sulmi kibernetik është kryer nga qyteti rus i Magnitogorsk-ut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore