Stil

Bukuria sipas shkencëtarëve


Bukuria është në thelb të çdo qenie njerëzore. Ndër shekuj ajo ka pasur përcaktime të ndryshme, por gjithmonë ka bërë diferencën. Pyetja se çfarë quhet e bukur ka qenë e diskutueshme gjithmonë.

Janë dhënë shumë përkufizime për të bukurën, por edhe është mohuar mundësia për ta përkufizuar atë. Platoni, i pari filozof që trajtoi probleme të estetikës, si filozof moralist që ishte, e trajton artin si pjesë të etikës, dhe shkon deri atje sa të identifikojë të bukurën dhe të vërtetën. Aristoteli: “E bukura është simetri, proporcion, harmonizim i pjesëve tek e tëra”.

Edhe shkenca i nënshtrohet sundimit të raportit të artë.Ta themi thjesht, gjithçka që konsiderohet e bukur është gjithashtu proporcionale. Dhe fytyrat njerëzore nuk bëjnë përjashtim.

Kirurgu i njohur, Dr. Julian De Silva, me ndihmën e llogaritjeve matematikore, përcaktoi 10 të famshmet më të bukura në botë.

Duhet të gjeni gjatësinë dhe gjerësinë e fytyrës, dhe pastaj të ndani numrin e parë me atë të dytë. Nëse rezultati është 1.62 (numri Phi), fytyra është perfekte.

 

Duhet të merrni parasysh edhe matje të tjera, si distanca midis pikës së poshtme të mjekrës dhe majës së hundës, distanca midis majës së hundës dhe pikës midis syve dhe distanca midis pikës midis syve dhe vija e flokëve të ballit. Nëse këta 3 numra janë të barabartë, ky person cilësohet si më i bukur.

Gjatësia e veshit duhet të jetë e barabartë me gjatësinë e hundës, ndërsa gjerësia e një syri duhet të jetë e barabartë me hendekun midis syve.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore