Lajme

Bujar Osmani: Mbështetja e Sllovakisë për hyrjen e MV-së në BE është parimore


Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut (MV) theksoi se mbështetja e Sllovakisë për hyrjen e vendit në Bashkimin Evropian (BE) është parimore.

Osmani dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Republikës së Sllovakisë, Ivan Korçok, u takuan në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Shkup.

Ministri maqedonas, tha se mbështetja nga ana e Sllovakisë është e qartë dhe parimore.

“Maqedonia e Veriut e meriton fillimin e negociatave, sepse ka një vendim të miratuar me konsensus nga ana e Këshillit të Bashkimit Evropian në muajin mars të vitit të kaluar”.

Ai shtoi se Sllovakia ka dhuruar katër sisteme bashkëkohore respiratore si mbështetje për kapacitetet shëndetësore të vendit. Gjithashtu informoi se Qeveria ka pranuar propozimin për hapjen e ambasadës në Bratisllava si kontribut për përforcimin e miqësisë ndërmjet dy vendeve.

Ndërsa, ministri sllovak theksoi mbështetjen e vendit për Maqedoninë e Veriut me qëllim fillimin e negociatave ndërmjet MV-së dhe BE-së.

Hapja e ambasadës sipas tij do të nxisë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në planin ekonomik.

Shefi i diplomacisë sllovake u shpreh gjithashtu se korniza negociuse e MV-së me BE-në do të miratohet gjatë kryesimit portugez. Ai shtoi se Maqedonia e Veriut ka bërë përparim në luftën kundër korrupsionit.

Maqedonia e Veriut, statusin e shtetit kandidat e ka marrë që në vitin 2005, por nisja e bisedimeve të anëtarësimit ishte kushtëzuar me zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë. Pas mbylljes së këtij problemi në qershor të vitit 2018, dhe vlerësimeve pozitive se janë përmbushur edhe kriteret tjera, vendi është në pritje të nisjes së bisedimeve të anëtarësimit me BE-në.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore