Futboll

Bugatti Centodieci dhe koleksioni i makinave të Ronaldo-s


Përse të mos i dhurosh vetes një Bugatti Centodieci me vlerë 8 milionë euro?

Për 36 vjetorin [5 shkurt] Cristiano Ronaldo nuk kursehet: Bugatti Centodieci i shtohet koleksionit të tij.

Besohet se Bugatti planifikon të prodhojë vetëm 10 makina të serisë “Centodieci” dhe të dhjeta janë shitur. Sipas informacioneve që qarkullojnë, asnjë prej blerësve ende nuk ka arritur ta marrë , sepse ende nuk kanë përfunduar fabrikim e plot. Gjë që e bën Ronaldo-n më të privilegjuarin brenda rrethit.

Në vilën e tij me arkitekturë moderne dhe klasike, e pozicionuar në kodren Gran Madre di Dio të Torino-s, Ronaldo rendit një koleksion mjaft të larmishëm makinash:

Ferrari F430, Phantom Rolls-Royce, Lamborghini Aventador dhe Maserati GranCabrio. Gjithashtu, Bentley Continental GTC dhe McLaren Senna, të cilën thuhet se e ka blerë për 856 mijë euro.

Jo vetëm kaq por, për 35 vjetorin bashkëshortja Georgina Rodriguez e surprizoi në korrik me një Mercedes G Wagon me vlerë 685 mijë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore