Lajme

Bugajski kritik: Termi “normalizim” i konvenon Serbisë


Janusz Bugajski

Për anëtarin e lartë në Qendrën për Analiza të Politikave Evropiane, Janusz Bugajski, termi “normalizim” i përdorur së fundmi nga këshilltari special i Sekretarit Amerikan i Shtetit, Derek Chollet, por jo vetëm është problematik.

Termi normalizim i cili është relativizuar në diskursin e ndërkombëtarëve sa herë që flitet për finalizimin e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë, sipas njohësit të rrethanave politike në Ballkan është term mashtrues.

Sipas tij termi “normalizim” është normale për Beogradin pasi përmes tij legjitimohet mos-njohja e sovranitetit të Kosovës.

“’Normalizim’ është term mashtrues. Për Beogradin ‘normale’ nënkupton mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës dhe provokimin e konflikteve për të parandaluar njohjen e ndërsjellë. Pa barazi të plotë ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, ShBA-ja dhe BE-ja do të shuajnë zjarre pafundësisht”, ka shkruar Bugajski në Twitter duke replikuar kështu zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili kishte telefonuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas marrëveshjes së arritur në Bruksel e më pas bisedën me të e kishte përmbledhur në një status.

“Telefonatë e mirë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. E falënderoj për angazhimin konstruktiv në gjetjen e një rruge përpara për uljen e tensioneve dhe angazhimin për të punuar urgjentisht drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të fascilituar nga BE-ja, të cilin SHBA-ja e mbështet fuqishëm”, kishte shkruar Chollet në Twitter pas bisedës me Kurtin.

Kosova dhe Serbia, përkatësisht kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkovic kanë nënshkruar marrëveshje në Bruksel për de-eskalim ku Kosova heqë dorë nga zbatimi i masave për veturat me targa ilegale, derisa Serbia zotohet se nuk do të prodhojë më të reja.

Kosova ka hequr dorë nga gjobat – arrihet pajtim në Bruksel

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore