Lajme

Bugajski: Është koha që Ukraina të njohë Kosovën


Janusz Bugajski, Anëtar i Qendrës për Analiza të Politikave Evropiane (CEPA) në Uashington, ka thënë se ka ardhur koha që Ukraina ta njoh shtetin e Kosovës.

Ai këtë e ka thënë duke i komentuar në rrjetin social “Tweeter” ish-ambasadorit të Ukrainës në Austri, Olexander Scherba, pasi që ky i fundit ka shpërndarë një video të protestës së serbëve në Beograd, të cilit kishin dalë masovisht në mbështetje të Rusisë dhe agresionit të saj në Ukrainë.

Scherba në videon e shpërndarë kishte shkruar se “Çfarë nuk shkon me ty Serbi?”, njohësi i mirë i politikave në Ballkan, Bugajski i ka shpjeguar ish ambasadorit ukrainas me pak fjalë.

“Fatkeqësisht, shumë serbë e mohuan gjenocidin e Beogradit ndaj boshnjakëve dhe shqiptarëve edhe në vitet 1990”.

“Është koha që Ukraina të njohë Kosovën”, i ka shkruar Bugajski.

Të premten e katër marsit në Beograd është zhvilluar një protestë masive e serbëve të cilët kanë mbështetur Rusinë dhe agresionin e saj mbi Ukrainë.

Përfaqësuesit e organizatave të ekstremit të djathtë – Damnjan Knezevic nga Patrulla Popullore dhe Mladen Obradoviç nga Obraz – nga skena iu kanë drejtuar pjesëmarrësve të protestës duke u thënë se nëse Serbia vendos sanksione ndaj Rusisë pas zgjedhjeve, dy herë më shumë njerëz do të dalin në rrugë se sa kanë dalë tani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore