Sport

Buffon zbulon datën e mundshme të pensionimit


Veterani i Juventusit Gianluigi Buffon këmbëngul se ai dëshiron të luajë derisa të bëhet dyzet e pesë vjeç

Pavarësisht se kontrata e tij mbaron në fund të sezonit, portieri synon të zgjasë karrierën e tij.

Portieri i Juventusit dhe i kombëtares së Italisë, ka zbuluar se ai planifikon të pensionohet më së voni deri në qershor 2023 por nuk do të përjashtojë pensionimin edhe me herët.

Kontrata e 43-vjeçarit me klubin Torino skadon në fund të sezonit dhe për renovimin e kontratës ende nuk është rënë dakord me kampionët e Italisë.

Sidoqoftë, pavarësisht se e ardhmja e tij është në ajër me Juventusin, Buffon këmbëngul se ai ka ende shumë për të dhënë dhe do të dëshironte të largohet nga fusha pas 2 viteve.

Buffon është kampion i Botës ne vitin 2006 me Italinë dhe 10 herë fitues i Serie A me Juventus.

Ai në vitin 2017 tha se do të pensionohej në vitin 2018, por në vend të kësaj, Buffon u transferua në skuadrën franceze Paris Saint-Germain ku qëndroi për një sezon, dhe më pas u rikthye përsëri te Juventusi.

Ai vazhdon të jetë zëvendësues i Szczesny te Juventusi këtë sezon, duke bërë 10 paraqitje në të gjitha garat.

Sezonin e kaluar, Buffon theu rekordin e Paolo Maldinit, për më së shumti paraqitje në Serie, ku ndaj Torinos në fitoren 4:1 u paraqit për herë të 648-të.

Që nga ajo kohë, Buffon është paraqitur edhe gjashtë herë të tjera me Italine, duke bërë edhe pesë paraqitje në Serie A për ekipin e Andrea Pirlo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore