Sport

Buffon-i feston dy arritje…


Mbrëmja e së martës ka rezervuar dy arritje për portierin e Juventus-it, Gianluigi Buffon-in. 43-vjeçari luajti ndeshjen e 1 mijë e 100 zyrtare në karrier, si futbollist profesionist. Ndeshje të cilën Juventus-i e fitoi me rezultatin 1-2, në “Giuseppe Meazza” përballë Inter-it.

Gjigandi i portës juventine dhe asaj italiane, luajti 90’ të plota përballë Inter-it. Ndeshje e luajtur për llogari të gjysëm finaleve të Kupës së Italisë, e cila përfundoi 1-2, me golat e Lautaro Martinez-it për Inter-in dhe dopietë e Cristiano Ronaldo-s për bardhezinjtë.

Në këtë ndeshje, portieri u vlerësua me notën 6.5. Një paraqitje e mirë, ku bëri dhe tre pritje vendimtare.

Interesant është fakti, që Inter-i dhe Juventus-i, drejtohen respektivisht nga Antonio Conte dhe Andrea Pirlo, të dy ish-shokë skuadre të Buffon-it. Madje Pirlo është gati dy vite më i ri në moshë se portieri.

Buffon-i 1 mijë e 100 ndeshjet në karrierë i ka luajtur përkatësisht, me Juventus-in 679 ndeshje, me Parma-n 220 ndeshje, me PSG-ën 25 ndeshje dhe me Kombëtaren e Italisë 176 ndeshje.

Me Juventus-in ka pësuar 535 gola dhe 320 herë e ka mbajtur portën e paprekur. Te Parma ka pësuar 210 gola dhe 85 herë porta ka qenë e paprekur. Me PSG-ën, pësoi 18 gola dhe nëntë herë porta e paprekur. Te Kombëtarja ka pësuar 146 gola dhe 76 herë porta ka qenë e paprekur.

Buffon-i ka luajtur 653 ndeshje në Serinë A, 37 në Serinë B, 17 në Ligën e Parë të Francës dhe një ndeshje për play-out të Serisë A. Gola të pësuar, në Serinë A janë 529, në Serinë B 21, në Ligën e Parë 18 dhe në play-out e Serisë A tre gola. Ndeshje pa pësuar gol, janë 298 në Serinë A, 21 në Serinë B dhe gjashtë në Ligën e Parë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Trofe të fituar gjatë 1 mijë e 100 ndeshjeve për Buffon-in janë, 10 kampionate të Serisë A, pesë Kupa të Italisë, shtatë Superkupa të Italisë, një kampionat të Ligës së Parë në Francë, një Superkupë të Francës, një trofe Italienischer Zweitligameister, një UEFA Europa Ligë, një Kupë Bote dhe një Europian U21.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore