Muzikë

“Buena” 25 “Vista Social Club”


Albumi “Buena Vista Social Club”, u regjistrua 25 vjet më parë dhe u publikua në vitin 1997.

Në të përfshihen një koleksion i këngëve kubane me dekada të vjetra, me muzikantë të viteve ’60-të, ’70-të dhe ’80-të, që tani kanë shitur me miliona kopje.

Albumi mori emrin e një klubi të zhdukur prej kohësh në Havana, kryeqyteti i Kubës, ku dikur ishin mbledhur muzikantë me ngjyrë.

Me publikimin e tij, Buena Vista Social Club shërbeu gjithashtu si emri i kolektivit të muzikantëve që performuan në album.

Më kalimin e kohës, emërtimi u bë një “markë” për të gjitha llojet e projekteve të lidhura me ta.

Regjistruar në një javë në Havana, “Buena Vista Social Club” u pasua nga koncertet, turnetë dhe një dokumentar i xhiruar nga Wim Wenders në vitin 1999.

Gjatë dekadave të ardhshme, projektet solo dhe në grup, i sollën bandës dhe muzikantëve njohje ndërkombëtare.

Në 25-vjetorin e regjistrimit të tij, albumi po ribotohet në një paketë luksoze që përfshin një disk shtesë të këngëve nga sesionet origjinale.

Historiku

Albumi në vetvete mori hov nga një dështim. Prodhuesi ekzekutiv i saj, Nick Gold i “World Circuit Records”, dhe kitaristi – njëkohësisht producenti Ry Cooder – shkuan në Kubë me një koncept muzikologjik.

Ideja ishte bashkimi i një brezi të vjetër muzikantësh kubanezë me disa muzikantë nga Afrika Perëndimore, nga Mali, të cilët ishin ndikuar nga muzika afro-kubane.

Malianët nuk morën viza, kështu që kubanët dhe Ry Cooder kishin studion të gjithën për vete dhe ata iu kthyen këngëve të preferuara.

Disa i kishin shkruar vetë, disa ishin bërë këngë standarde kubane, pothuajse të gjitha ato datonin para Revolucionit Kubanez të vitit 1959.

Albumi gjeti një audiencë përtej dëgjuesve të mësuar me muzikën “botërore”.

Si një fenomen muzikor dhe komercial, “Buena Vista Social Club” qëndroi si një simbol kompleks dhe shprehje e rizbulimit, shfajësimit, kujtesës historike, përkthimit, nostalgjisë dhe politikës së Luftës së Ftohtë.

Shtresat e nostalgjisë së “Buena Vista Social Club”, shkojnë tej zërave dhe instrumenteve të tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore