Përballje

Bucks shkatërrojnë Nets në ndeshjen hapëse të NBA


Ndeshja hapëse e sezonit të ri të NBA ishte interesante dhe me dramë.

Dueli mes Brooklyn Nets dhe Milwaukee Bucks përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat të thellë 104:127.

Kampionët aktual të NBA, kishin performancë konsistence që nga fillimi deri në fund të ndeshjes.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e baraspeshuar, por, gjithçka dukej se mori fund në çerekun e tretë ku Bucks arritën një epërsi prej 12 pikësh.

Lojtari më i mirë i finaleve të NBA në sezonin 2020-2021, Giannis Antetokounmpo, kishte një performancë të shkëlqyer me 32 pikë 7 asistime e 14 kërcime.

Në anën tjetër te Brooklyn Nets performancë shumë të mirë kishte Kevin Durant me 32 pikë e 11 kërcime.

Kujtojmë se te Nets mungoi Kyrie Irving i cili nuk mundi të luaj për shkak se po refuzon të vaksinohet.

Performanca të tjera të mira te Bucks kishin edhe Khris Middleton me 20 pikë e 9 dhe Pat Connaughton me 20 pikë.

Ndërsa te Nets, përpos Durant, kontribuuan James Harden me 20 pikë, 8 kërcime e 8 asistime dhe Patty Mills me 21 pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore