NBA ishte fantastike në mbrëmjen e së shtunës ku Milwaukee Bucks deklasuan Philadelphia 76ers, New York Knicks morrën fitoren e tyre të nëntë me radhë dhe Dallas Mavericks fantastik përballë Los Angeles Lakers.
Bucks fituan ndeshjen me rezultat 132:94.
Bucks ishin dominantë që nga fillimi i ndeshjes, por epërsinë e madhe ata e nisën në çerekun e tretë.
Shtatë lojtar ishin me pikë dyshifrore te ekipi i Bucks ku më të dalluarit ishin Giannis Antetokounmpo me 24 pikë, 14 kërcime e 7 asistime dhe Bobby Portis me 17 pikë e 8 kërcime.
Ndërsa te 76ers më të mirët ishin Tyrese Maxey me 15 pikë dhe Dwight Howard me 12 pikë e 12 kërcime.
https://www.youtube.com/watch?v=okon2ZWIILI
Ndeshja mes New York Knicks dhe Toronto raptors filloi e baraspeshuar po nuk përfundoi ashtu ku fituan Knicks me rezultat 120:130.
Knicks fituan ndeshjen e tyre të nëntë me radhë, gjë të cilën nuk kanë mundur që ta bëjnë që nga viti 2013.
Knicks janë ndryshe nga sezoni i kaluar ku për momentin ndodhen në pozitën e pestë.
Më të mirët te ekipi i New Yorkut ishin Julius Randle me 31 pikë e 10 kërcime dhe Rj Barret me 25 pikë e 12 kërcime.
Ndërsa te Raptors më të mirët ishin OG Anunoby me 27 pikë, Pascal Siakam me 26 pikë dhe Fred VanVleet me 27 pikë e 11 kërcime.
Dallas Mavericks po ashtu dominuan LA Lakers ku fituan me rezultat 108:93.
Te Lakers u kthye nga lëndimi Anthony Davis, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për t’i mposhtur Mavericks me Luka Doncic.
Më të mirët te Mavericks ishin Luka Doncic me 18 pikë, 13 kërcime e 8 asistime, Dwight Poëell 25 pikë e 9 kërcime dhe Dorian Finney- Smith me 21 pikë e 7 kërcime.
Kurse te Lakers më të mirët ishin Ben McLemore me 20 pikë dhe Dennis Schroder me 16 pikë e 10 asistime.
https://www.youtube.com/watch?v=U3A_v8v4_iY
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com