Gatimi

Bucatini me mish të grirë, mirë dhe lirë


Bucatini me mish të grirë është një pjatë e gatuar në zjarr të ngadaltë me bazë mishi dhe me salcë të përbërë nga qepë, selino dhe karrota.

Pasta që përdoret në këtë recetë është e ngjashme me spageti, por forma e veçantë tubulare bën që salca të bashkohet më së miri me të dhe të krijojë një shije fantastike me mishin e grirë.

Kjo recetë sugjerohet nga shefi I kuzhinës Renato Mekolli

Përbërësit: 500 gr bucatini, 100 gr mish viçi i grirë, 2 thelpinj hudhre, 1 shkop kanellë, 1 tufë majdanoz, 1 domate e freskët e prerë në kubikë, ½ gotë uji salcë domatesh, ½ karrotë e grirë, pak selino të grirë, gjethe dafine, vaj ulliri, kripë, piper.

Përgatitja

Në fillim ziejmë bucatinit në stil ‘al dente’ dhe i lëmë mënjanë.

Në një tenxhere hedhim pak vaj ulliri, hudhër, kanellë dhe mishin e grirë. I skuqim mirë duke i përzierë për 10 minuta në zjarr të ulët.

Shtojmë karrotën, selinonë, gjethet e dafinës, domatet, salcën e domates, kripën, piperin dhe i lëmë të ziejnë për 20 minuta. Nëse duhet, hedhim dhe pak lëng nga ai i zierjes së pastave.

Vendosim në pjatë bucatinit dhe i shtojmë përbërësit dhe pak majdanoz. Është gati për t’u shijuar!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore