Sport

BT Sport do transmetojë Moto GP deri në vitin 2024


Sporti më i shpejtë në dy rrota do mbetet në ekranet e BT sport deri në vitin 2024, pasi sot u arrit marrëveshja me Moto GP.

Të gjitha sesionet e çdo gare do shfaqen në aplikacionin e BT sport dhe në bt.com/sport, duke filluar nga praktika e së premtes, provat zyrtare të së shtunës dhe gara të dielën.

“Jemi jashtëzakonisht të lumtur që do vazhdojmë të jemi shtëpia e Moto GP edhe për 3 vite.” tha Simon Green, drejtori i menaxhimit të BT Sport.

Jo vetëm Moto GP, BT Sport do të transmetoj edhe kategoritë tjera të këtyre garave, si Moto 2 dhe Moto 3, ku të rinjtë e këtij sporti luftojnë për të siguruar pjesëmarrjen në Moto GP.

Si çdo vit tjetër, edhe këtë vit Moto GP, pritet të sjellë emocione të shumta dhe konkurrencë të madhe.

Joan Mir do mundohet që të mbrojë titullin që fitoj në vitin 2020, Spanjolli ishte bërë i pari 23 vjeçar që shpallej kampionin me Suzuki që nga viti 2000, kur këtë e bënte amerikani, Kenny Roberts Jr.

Këtë sezon kthehet Marc Marquez, 6 herë kampioni i botës, i cili humbi gjithë sezonin e kaluar për shkak se theu dorën në garën hapëse.

Moto GP do ketë 18 gara këtë sezon, nësë asgjë nuk pengohet nga pandemia Covid-19. Sezoni fillon me 26 mars.

Në Shqipëri, Moto GP do transmetohet nga RTSH.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore