Lajme

BSPK: Shtrenjtimi i rrymës do të sjell përkeqësim ekonomik


Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës përmes një njoftimi për media kanë njoftuar se janë shqetësuar me propozimin e KEDS-it drejtuar ZRRE-së, e po ashtu edhe miratimin nga ana e qeverisë ndaj këtij propozimi për rritjen e çmimit të rrymës.

“Arsyetimi i KEDS-it se rritja e çmimit të energjisë elektrike është pasojë e ngritjes së çmimit të importit nuk mund të pranohet edhe po të jetë i saktë, dhe krejt kjo se popullata është shtrënguar plotësisht duke iu përkeqësuar gjendja ekonomike e sociale”.

“Edhe të punësuarit, të cilët për shkak të moscaktimit të pagës minimale, po edhe pjesa tjetër e popullatës e cila varet nga ndihmat sociale e edhe tjetra që nuk ka punë e as ndihma sociale do të gjenden në një situatë tejet të vështirë ekonomike e sociale me këtë veprim të pa analizuar e të pamatur mirë”, thuhet në reagimin e BSPK-së.

BSPK-ja i është drejtuar qeverisë se ka bërë veprim të ngutshëm me miratimin e këtij propozimit, ku sipas tyre, këtij propozimi është dashur t’i kushtohet kohë e analizë profesionale përpara miratimit.

“Besojmë se Qeveria është e vetëdijshme se miratimi i sotëm do të sjellë deri te përkeqësimi dhe rëndimi i mëtejshëm i situatës ekonomike e sociale të qytetarit”, thuhet në reagim.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë përmes një njoftimi zyrtarë ka bërë të ditur se e ka pasur obligim Ligjor që të përcaktojë tarifa që reflektojnë koston e ofrimit të energjisë tek konsumatorët dhe të dizajnojë tarifa që nxisin efiçiencën e energjisë.

Sipas ZRRE-së strukturat tarifore me blloqe që i ka propozuar ky institucion favorizon konsumatorët që e kursejnë energjinë elektrike.

“ZRRE ka propozuar dy blloqe për konsumatorët shtëpiak. Blloku i parë, për konsumin deri në 600 kilovat për orë e reflekton energjinë që mund t’i alokohet çdo konsumatori në bazë të nivelit të prodhimit që mund ta ofrojnë kapacitetet vendore. Ky nivel i konsumit mund të ofrohet çmim të përafërt me tarifën ekzistuese”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore