Sport

Bryan Reynolds transferohet te Roma, zyrtare


Bryan Reynolds është një 19 vjeçar nga Amerika, i cili sonte u zyrtarizua si futbollist i ri i klubit Italian Roma.

Reynolds shkoi te Roma në një huazim 6 muajsh nga klubi i ligës amerikane të futbollit, Dallas F.C.

Në klauzolën e transferit, është i përfshirë obligimi për blerje, që e detyron Romën të kompletoj transferimin e Reynolds në qershor të këtij viti.

Paulo Fonseca është shumë i kënaqur me këtë transferim, sepse siç deklaron ai, ishte e vetmja pozitë në të cilin Roma duhej të përforcohej.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore