Futboll

Bryan Reynolds niset nga Amerika për në Itali


Roma e parakaloi Juventusin për anësorin e Dallas, me ofertën prej mbi shtatë milionë euro paraqitur klubit amerikan. Një kontratë katër vjeçare për 700 mijë euro, plus bonus, është gati për lojtarin.

Një kthesë tjetër ndryshon fatin e së ardhmes italiane të Bryan Reynolds. Nëse fillimisht lojtari dukej i destinuar për Juventus, me një pasim të ndërmjetëm te Benevento, në fund fiton Roma duke i ofruar Dallas një shifër pak më të lartë: 7 milionë euro. Një zgjidhje e preferuar nga klubi amerikan por dhe nga vetë Reynolds, që sheh tek Roma një sistem loje ideal për karakteristikat e tij. Aq më tepër që shmang Benevento-n, ku Juventus-i kishte llogaritur ta linte hua përkohësisht.

E hëna mund të jetë dita e duhur për mbylljen e operacionit. Për amerikanin, një kontratë katër vjet e gjysmë është gati për 700 mijë euro plus bonuse.

Kush është Brian Reynolds?

Reynolds, lindur në 2001, është një anësor i djathtë. Ai u shfaq sezonin e kaluar në MLS me fanellën e Dallas, me të cilën bëri 29 paraqitje të sezonit të rregullt dhe playoff, duke shërbyer pesë asistime. I gjatë 1.90 m, fizikisht mjaft i fortë, ai është një nga talentet më premtues në futbollin e Amerikës së Veriut./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore