Lajme

“Brukseli dhe Uashingtoni do ta fajësojnë Kurtin nëse dialogu dështon”


Francesco Maria Talò, Emmanuel Bonne, Miroslav Lajçak, Albin Kurti, Jens Plotner dhe Gabriel Escobar

I deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, u largua me përshtypje të ndryshme nga Prishtina dhe Beogradi të premten, pas takimeve që pati ky, i shoqëruar me këshilltarët për polikë të jashtëm të Gjermanisë, Francës, Italisë në njërën anë dhe me zëvendës-ndihmës sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, në anën tjetër, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, fillimisht e pastaj edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Në Prishtinë pas takimit Lajçak, në një deklaratë të shkurtër para mediave, tha se nga Kurti ka pritur më shumë mirëkuptim.

Ndërsa i njëjti pas takimit me Vuçiç ka thënë se në Beograd ka vënë re një “qasje të përgjegjshme dhe gatishmëri për vendime të vështira” në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

E për Toby Vogel, ekspert i politikës së jashtme në Qendrën për Studime të Politikave Evropiane në Bruksel, përshtypjet e fituara të Lajçak pas takimeve që ai pati me Kurtin dhe Vuçiç’in po dëshmojnë se Brukseli dhe Uashingtoni po përgatisin terrenin për të fajësuar Kurtin nëse dialogu dështon.

“Komentet e Lajçak’ut bëjnë të qartë se BE-ja dhe SHBA-ja po përgatisin terrenin për të fajësuar Kurtin nëse/kur dialogu të dështojë”, ka shkruar Vogel në rrejtin e tij social në Twitter.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore