Përballje

Brugge shokon Paris-in, City bën spektakël, Haller figura e natës


Ndeshjet e së mërkurës në Ligën e Kampionëve ishin me shumë dramë dhe gola.

Derbi historik mes Liverpoolit dhe Milan-it përfundoi me fitoren e “The Reds” me rezultat 3:2 në “Anfield”.

Ndeshja ishte plotësisht e dominuar nga Liverpooli, të cilët po ashtu shënuan të parët në minutën e nëntë pas “autogolit” të Fikayo Tomori-t.

Kur u mendua se pjesa e parë do përfundonte me epërsinë e Liverpool, Milan arritën të shënojnë dy gola të shpejtë me Ante Rebic dhe Brahim Diaz.

Në fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 47-të, Liverpool gjetën menjherë golin e barazimit me anë të Mohamed Salah.

Për t’i dhënë fitoren “The Reds”, u përkujdes kapiteni, Jordan Henderson i cili shënoi në minutën e 69-të.

Ndeshja tjetër e Grupit B mes Atletico Madrid-it dh Porto-s ishte lojë shumë më e qetë.

Në këtë duel nuk u shënua asnjë gol, pasi ndeshja ishte shumë e baraspeshuar, me shumë pak raste dhe e koncentruar plotësisht në mbrojtje.

Momentalisht, Liverpool i prinë Grupit B me tre pikë, Atletico Madrid dhe Porto kanë nga një pikë dhe Milan e fundit me 0.

Dueli mes Inter-it dhe Real Madrid-it po ashtu përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 0:1.

Inter-i dominuan madrilenët në pjesën e parë, por ata nuk ishin në gjendje të finalizonin mundësitë e tyre para golës.

Gjithcka ndryshoi në pjesën e dytë, ku Real Madrid filluan të krijojnë më shumë mundësi.

Ndeshja ishte duke shkuar drejt barazimit, por Rodrygo i ndërroi planet duke shënuar në minutën e 90-të për të fituar ndeshjen.

Në Grupin D, të parët radhiten Sheriff Tiraspol pasi fituan përballë Shakhtar Donetsk, dhe Real Madrid në pozitën e dytë, për shkak të golaverazhit.

Në Grupin A ishin ndeshjet më dramatike ku fituesit nuk diheshin deri në fund.

Debutimi i Lionel Messi-t me Paris Saint Germain në PSG nuk shkoi siç ishte pritur.

Ndeshja mes Club Brugge dhe Paris Saint Germain përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.

Të parët shënuan parisienët me anë të Ander Herrera, në minutën e 15-të.

Club Brugge dominuan 12 minuta pas golit të PSG, deri sa gjetën golin me kapitenin Hans Vanaken.

Në fillimin e pjesës së dytë, sulmuesi francez, Kylian Mbappe doli nga loja për shkak se u lëndua.

20 minutat e fundit, PSG kërkuan golin me të gjitha forcat, por mbrojtja e Club Brugge nuk lejoi që të rrezikohet porta e Simon Mignolet.

Në anën tjetër në Grupin A, dueli mes Manchester City-t dhe RB Leipzig përfundoi me fitoren e “qytetarëve me rezultat” 6:3.

Manchester City nuk po ndaleshin së shënuari gola, por Leipzig nuk po dorëzoheshin.

Në 30 minutat e para, Nathan Ake dhe “autogoli” i Nordi Mukiele i dhanë epërsinë City-t.

Në minutën e 42-të ishte Christopher Nkunku i cili shënoi për të ngushtuar epërsinë e Manchester City-t.

Por pak para përfundimit të pjesës së parë, Riyad Mahrez shënoi për 3:1.

Pjesa e dytë filloi me golin e RB Leipzig, me francezin Christopher Nkunku që shënoi përsëri.

Por, pesë minuta pas golit, Jack Grealish shënoi përsëri për epërsinë prej dy golash.

Në minutën e 73-të Nkunku shënoi hatrickun e tij, për të ngushtuar përsëri epërsinë.

Pas këtij goli, Manchester City shënuan edhe dy gola me Joan Cancelo-n dhe Gabriel Jesus për rezultatin përfundimtar 6:3.

Momentalisht Manchester City radhitet e para me 3 pikë në Grupin A, ndërsa PSG dhe Club Brugge kanë nga një pikë.

Ndeshja e fundit e Grupit C ishte me shumë gola po ashtu.

Dueli mes Sporting dhe Ajax përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 1:5.

Sebastien Haller ishte heroi i Ajax pasi shënoi katër gola për fitoren dominuese.

Goli tjetër i Ajax erdhi nga Steven Berghuis, ndërsa te Sporting shënoi Paulinho.

Në Grupin C, Ajax dhe Dortmund ndajnë nga tre pikë, ndërsa Besiktas dhe Sporting janë me asnjë pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore