Përballje

Brooklyn Nets e Philadelphia 76ers me fitore bindëse dhe Washington Wizards me befasi


Brooklyn Nets regjistruan fitoren e tyre të tetë radhazi kundër Orlando Magic.

Washington Wizards arritën t’i mposhtin Denver Nuggets në sekondat e fundit të ndeshjes. Ata fituan gjashtë nga shtatë ndeshjet e tyre të fundit.

Philadelphia 76ers fituan kundër Dallas Maverics, këta të fundit nuk mund t’i bënin ballë ekipit të 76ers.

Brooklyn Nets të cilët ndodhen në vendin e dytë në konferencën lindore, regjistruan fitoren e tetë radhazi ku mundën Orlando Magic me rezultat dominues 129-92.

Më të mirët te Nets ishin Kyrie Irving me 27 pikë e 9 asiste dhe James Harden me 20 pikë, 9 kërcime e 7 asistime.

Ndërsa te Magic më i miri ishte malazezi Nikola Vucevic i cili ishte i vetëm në këtë përballje me 28 pikë e 12 kërcime.

Ndeshja mes Washington Wizards dhe Denver Nuggets ishte ndeshje me plotë dramë dhe përfundoi me rezultat 112:110 në favor të Wizards.

Pas një fillimi të keq, Wizards kanë marrë vetën dhe kanë filluar të ngjiten më lartë ne radhitjen tabelare.

Ndeshja ishte me plot dramë ku në fund Nuggets kishin mundësinë të fitojnë lojën me argjentinasin Facundo Campazzos i cili ishte i hapur për një trepikësh, por fati nuk ishte në anën e Nuggets.

Më të mirët në ekipin e Wizards ishin Bradley Beal me 33 pikë, Rui Hachimura me 20 pikë dhe Russell Westbrook i cili arriti treshifrorë të dyfishtë me 16 pikë, 10 kërcime e 10 asistime dhe barazoi rekordin me më së shumti treshifrorë të dyfishtë brenda një sezoni në histori të ekipit të Wizards.

Kurse te Nuggets më të mirët ishin Jamal Murray me 34 pikë, 6 kërcime e 6 asistime dhe Nikola Jokic me 24 pikë, 11 kërcime e 7 asistime.

76ers dominuan bindshëm ndeshjen me Mavericks, këta të fundit nuk arritën të ngushtojnë rezultatin asnjëherë që nga çereku i parë i ndeshjes.

Më të mirët te 76ers ishin Joel Embiid me 23 pikë e 9 kërcime, Seth Curry me 15 pikë dhe Ben Simmons me 15 pikë e 7 asistime.

Ndërsa te Mavericks, të gjithë lojtarët kishin performanca skandaloze, ku më i miri ishte Luka Doncic me 19 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore