Sport

Brobbey në radarët e Milan-it


Skuadra e Milan-it është duke monitoruar situatën e sulmuesit të Ajax-it, Brian Brobbey. 19-vjeçarit i përfundon kontrata me holandezët në verë dhe nuk është bindur për të rinovuar akoma.

Brobbey shihet si “Lukaku i ri”. Momentalisht luan me Ajax U21, por shpeshherë luan dhe me ekipin e parë. Gjithashtu luan dhe me Kombëtaren e Holandës U19.

Në sezonin aktual Brobbey numëron tetë paraqitje me ekipin e parë të Ajax-it, në të gjitha kompeticionet, nga ku ka shënuar tre gola dhe një asist.

Me Ajax-in U21 ka luajtur 15 ndeshje, ku ka realizuar nëntë gola dhe tre asiste.

Për lojtarin kanë shfaqur interes edhe Juventus-i, së bashku më gjermanët e Leipzig-ut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore