Lajme

Brnabiç: Vetëm me dialog mund të arrihet tek marrëveshja Kosovë-Serbi


Ana Brnabiç- Kryeministre e Serbisë

Vetëm me dialog mund të arrihet kompromisi ka thënë kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç në Forumin Prespës i cili është duke u zhvilluar në Maqedoninë e Veriut.

Ajo ka thënë se duhet të lihet politika anash në mënyrë që të kontribuohet më shumë për qytetarët e rajonit.

Brnabiç ka thënë gjithashtu se duhet të kontribuoj politika në mënyrë që njerëzit të qëndrojnë në rajon sepse në rastin e kundërt ata do të ikin nga kjo hapësirë.

“Ka shumë çështje politike të cilat duhet t’i zgjidhim, këtu po i referohem dialogut Beograd-Prishtinë. Ka shumë gjëra të tjera që mund të bëjmë  për qytetarët tanë duke e lënë politikën anash, sepse këtë ua kemi borxh qytetarëve tanë dhe gjeneratave të ardhshme në rajon në mënyrë që ata të rrinë, sepse nëse nuk e  bëjmë këtë këta njerëz që po shihni këtu do të jenë të vetmit njerëz që do të rrinë të jetojnë në këtë rajon”, përcjell Danas.

Marrëveshja për Roamingun rajonal sipas Brnabiç është një hap që i kontribuon njerëzve të rajonit.

“Duhet të bëjmë diçka që njerëzit të rrinë në rajon –Marrëveshja e Roamingut ishte një nga këtë shembuj”.

Takimet e Forumit të Prespës janë një mundësi e mirë që vendet e rajonit të bashkëpunojnë sa më tepër, andaj sipas saj bashkëbisedimi e vendeve sa më i shpeshtë është në të mirë të shteteve.

“Jam krenar që kur kam ardhur në Ohër, kam marrë një mesazh në telefon se nuk do të ketë më roaming”, theksoi Brnabiç në panelin e forumit të dialogut në Prespë.

Forumi i Prespës është një mundësi e mirë për bashkëpunim dhe dialogim.

. Unë jam ajo që them se kemi ndoshta shumë takime rajonale dhe marrim kohën tonë që mund ta kalojmë duke punuar për qytetarët tanë, por mendoj se kjo vërtet ka rëndësi sepse feston marrëveshjet që erdhën  nga një dialog kompleks që shpresoj se na e kujton të gjithëve çdo vit se dialogu ka rëndësi dhe vetëm përmes dialogut mund të arrijmë kompromis, ta lëmë të kaluarën të kaluar”, ka deklaruar ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore