Lajme

Brnabiç: Për anëtarësim në BE njohja e Kosovës s’është kusht


Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç.

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, është shprehur se në këtë fazë Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), nuk kanë thënë se nuk ka anëtarësim në BE pa njohjen e Kosovës, por se nuk ka anëtarësim pa një zgjidhje afatgjatë të çështjes së Kosovës.

Ajo ka thënë se beson që një marrëveshje historike midis serbëve dhe shqiptarëve është e mundur, mirëpo që kërkon udhëheqës të guximshëm me një vizion, siç është Aleksandar Vuçiç, dhe se ajo, si kryeministre, “nuk do të nënshkruante pavarësinë e Kosovës”, shkruan mediumi serb Tanjug.

Tutje ajo ka theksuar se, “ka presione të ndryshme ndaj Serbisë dhe vlerësoj se ultimatume dhe zgjidhje nuk mund t’i jepen Vuçiçit”.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç

Përveç këtyre, ajo njoftoi angazhim më të madh në SNS.

“Si komisionere e SNS për Beogradin, do t’i përkushtohem më shumë punës së partisë në të ardhmen”.

Më 13 tetor, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka reaguar pas aksionit policor në nivel vendi, ku u përfshinë edhe Komuna e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit, duke e quajtur “aksion të çmendur të Albin Kurtit”.

“I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar, NATO-s dhe KFOR-it të reagojnë me urgjencë dhe ta frenojnë Albin Kurtin”, tha ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore