Jetesë & Stil

Britney Spears, jo aq e pandjeshme ndaj mediave


Këngëtarja Britney Spears, ka zbuluar se e ka përjetuar jo mirë dokumentarin e fundit mbi jetën e saj. Ajo tha se nuk e kishte parë të gjithin, por ishte mërzitur mjaft nga pjesët që pa.

“Nuk e pashë dokumentarin, por nga sa pashë u turpërova nga drita që ata më vendosën”, shkruajti ylli i popit në Instagram.

Për më tepër, 39-vjeçarja tha se ajo kishte “qarë për dy javë” pas transmetimit të tij.

Dokumentari u përqendrua në jetën e Britney Spears dhe çështjet e shëndetit mendor të saj.

“Jeta ime ka qenë gjithmonë shumë e spekuluar … e parë … dhe e gjykuar”, tha Spears ndjekësve të saj në një mesazh të postuar.

“Unë gjithmonë jam gjykuar kaq shumë … fyer … dhe e zënë ngushtë nga media … dhe unë jam akoma këtu deri më sot”, thotë ndër të tjera ajo.

“Unë nuk jam këtu për të qenë e përsosur … e përsosura është e mërzitshme”, përfundoi ajo. “Unë jam këtu për të përcjellë mirësinë”.

Pasi pashë pjesë të dokumentarit, Spears tha: “Kam qarë për dy javë dhe mirë … Unë ende qaj ndonjëherë”!

Jeta dhe çështjet e biznesit të Spears janë kontrolluar nga një konservator i urdhëruar nga gjykata që nga viti 2008-ë.

Në fillim të muajit mars, avokati i saj, i kërkoi një gjykatësi që të hiqte përgjithmonë babanë e Spears Jamie nga roli i tij. Ai duhet të ndalonte së mbikëqyrur punët e saj personale.

Spears po kërkon që Jodi Montgomery, një kujdestare e përkohshme e emëruar në 2019-ën, të bëhet konservatorja e saj e përhershme personale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore