Jetesë & Stil

Britney Spears-it i refuzohet zyrtarisht kërkesa për heqje nga konservatori


Kërkesa e këngëtares Britney Spears për tu hequr nga konservatori prej babait të saj është refuzuar përsëri nga një gjykatës në gjyqin e mbajtur së fundmi.

Avokati i yllit të muzikës pop, Sameul Ingham, kishte bërë një kërkesë zyrtare në gjykatën e Los Angeles, që ta heq Jamie Spears nga pozicioni i tij i administruar në rolin e konservatorit mbi Britney Spears.

Gjithçka nisi në nëntorin e vitit të kaluar, kur Spears takoi Ingham dhe i tregoi asaj frikën që e kishte nga babai i saj dhe dëshirën e nevojën e madhe që të largohej nga konservatori, për të cilin ajo thotë se e ka kontrolluar jetën e saj që nga viti 2008.

Këngëtarja tha se dëshironte edhe firmën private të menaxhimit të pasurisë, “Bessemer Trust”.

Sidoqoftë, dokumentet e depozituara në Los Angeles tregojnë se gjyqtarja Brenda Penny refuzoi kërkesën e ideuar nga Britney Spears.

Dokumenti ligjor thotë: “Kërkesa e konservatorit për të pezulluar James P Spears menjëherë pas emërimit të Bessemer Trust Company Of California, NA si konservator i vetëm i pasurive mohohet pa paragjykime”.

Regjistrimi mban datën 30 qershor, një javë pasi superstari i muzikës pop dha dëshmi dramatike duke kërkuar fundin e konservatorit.

Ajo u vendos nën marrëveshjen ligjore komplekse, në të cilën zakonisht vendosen persona të moshuar me shëndet të dobët fizik e mental.

Në ndërkohë, ditë më parë, Spears bëri bujë me deklaratën e saj duke thënë se konservatoriteti ishte “abuziv” dhe se ajo donte që ajo të mbaronte pa pasur nevojë për një vlerësim mjekësor.

Ajo tha se ishte detyruar të punonte kundër vullnetit të saj dhe se konservatori e ndaloi atë të hiqte një pajisje kontraceptive në trupin e saj, duke i pamundësuar të bëhet nënë përsëri.

Por, dikur, 68 vjeçari, Jamie Spears, kishte paraqitur dokumente gjyqësore të tij, duke mohuar që ai ishte përgjegjës për kufizimet e vendosura në jetën private të vajzës së tij.

Ai ka mbikëqyrur pasurinë e saj për 13 vjet, por nuk ka qenë në krye të çështjeve të saj personale që nga shtatori i vitit 2019, kur ai u tërhoq nga ai rol për shkak të shëndetit të keq.

Ai u zëvendësua si konservator në një bazë të përkohshme nga Jodi Montgomery, kujdestare e Britney Spears.

Në anën tjetër, Britney, akoma nuk ka reaguar publikisht pas vendimit të gjykatës për të refuzuar kërkesën e saj për heqje të konservatorit, por vlen të theksohet se shumë nga yjet e artit botëror e kanë përkrahur atë në këtë betejë, të tillë si Justin Timberlake e Christina Aguilera.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore