Lajme

Britania nuk përjashton mundësinë e mbylljes së sërishme


Një ministre e kabinetit britanik ka thënë se një mbyllje e radhws pwr shkak tw pandemisw sw shkaktuar nga virusi Covid19 nuk mund të përjashtohet.

Doktoresha Susan Hopkins ka deklaruar se një hap i tillë mund të jetë i nevojshëm për të përmbajtur virusin.

“Mund të na duhet të bëjmë mbyllje të sërishme këtë dimër, edhe pse nuk mund ta parashikoj të ardhmen – kjo varet vërtet nëse spitalet fillojnë të mbingarkohen në disa pika”.

Ndërkohë, ministri i kabinetit, Kwasi Kwarteng tha se “nuk ka gjasa” që kufizimet e mbetura të Covid-it të hiqen para 19 korrikut. Ai theksoi se si qeveria “gjithmonë do të anojë për nga kujdesi”.

Situata e lëvizjeve

Mbretëria e Bashkuar ende nuk është në listën e bardhë të udhëtimeve me vendet e BE-së.

“Ka shqetësime serioze në lidhje me Delta-n dhe shtimin e numrave”, tha një diplomat i BE-së.

Për zgjerimin e listës u ra dakord gjatë një takimi të ambasadorëve të BE-së në Bruksel.

Debati mbi fazën e katërt të normalitetit në Britani, ka zënë një pjesë të diskutimit të BE-së mbi turistët britanikë.

Fatalitetet janë relativisht të ulëta në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa për vaksinat anti-Covid është vërtetuar se funksionojnë më së miri në mbrojtjen e njerëzve.

Por, rastet pozitive të Covid-it janë rritur 38.8% nga java në javë dhe numri i të hospitalizuarve është rritur me 22.1%. Varianti Delta përbën më shumë se 90% të rasteve të reja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore