Shqipëria

Britania miraton vaksinën AstraZeneca


Miratohet nga Qeveria britanike përdorimi i vaksinës AstraZeneca, e prodhuar në Universitetin e Oxford-it.

Janë porositur rreth 100 milionë doza nga prodhuesi AstraZeneca, të mjaftueshme për të vaksinuar 50 milionë njerëz. Miratimi i vaksinës është tregues i kalimit me sukses të të gjitha fazave te eksperimentimit e do të thotë që vaksina është sa e sigurt dhe efektive.

Vaksina Oxford-AstraZeneca u krijua në fillim të vitit 2020. Ajo u testua  tek vullnetari i parë në prill të këtij viti dhe që atëherë ka kaluar nëpër prova klinike në shkallë të gjerë. Eksperimentimi i saj ka përfshirë mijëra njerëz gjatë muajve./AbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore