Bota

Britania kërkon heqjen e kontrolleve në kufirin e Irlandës së Veriut


Qeveria e Britanisë së Madhe (BM) i ka kërkuar Komisionit Evropian (KE), që deri në vitin 2023, të ketë një periudhë “faljeje” për kontrollet që do të kryhen në lëvizjen e tregtisë midis Irlandës së Veriut dhe pjesës tjetër të Mbretërisë së Bashkuar.

Kjo kërkesë përfshin kontrollet nga transporti detar dhe tokësor të produkteve të mishit dhe nënproduktet e saj, si dhe bimët.

Shefi i kabinetit të Irlandës së Veriut, Michael Gove, deklaroi në parlament se “gjithçka, nga transporti i produkteve shtazore deri te sigurimi i bimëve dhe farërave te kopshtet në Irlandën e Veriut dhe jetën e përditshme të bashkëqytetarëve ka nevojë të mbrohet ”.

Rregullat e Bashkimit Evropian (BE) për kalimin e produkteve shtazore, janë krijuar për të parandaluar sëmundjet në Republikën e Irlandës.

Plani i Brexit ishte të hartonte një listë të mallrave “në rrezik” për të kaluar përtej kufirit, por kjo nuk u arrit midis negociuesve për shkak të kufizimeve të kohës.

Gove do të takohet me ministren e parë të Irlandës së Veriut, Arlene Foster, të mërkurën, 3 shkurt 2021. Ata do të diskutojnë përshkallëzimin e tensioneve të Brexit me Irlandën e Veriut.

Takimi vjen pasi të gjithë zyrtarët e Irlandës së Veriut dhe BE-së u tërhoqën nga detyrat për të kryer kontrolle fizike të mallrave nga Britania e Madhe. Kjo erdhi mes shqetësimeve mbi sigurinë e tyre bazuar në kërcënimet ndaj zyrtarëve të kufirit dhe ish-kryeministrit irlandez, Leo Varadkar.

Gove, u zotua të dyfishojë përpjekjet për punën e protokollit. Ai i  kërkoi BE-së të ndiqte të njëjtin shembulli. Nenit 16 i këtij protokolli me anë të një kompromisi lejon lëvizjen e lirë të produkteve nga BE-ja në Irlandën e Veriut.

“BE-ja duhet të punojë me ne me shpejtësi dhe me vendosmëri dhe të zgjidhë një seri çështjesh të pazgjidhura me protokollin”.

Sipas protokollit, kufiri tokësor mes Irlandës së Veriut dhe Britanisë së Madhe është ende i hapur, por BE-ja imponon kontrolle në detin Irlandez. Dhe kjo ka nxitur përplasje dhe kundërshtime ndërmjet palëve partiake në Irlandë.

Ministri i bujqësisë në largim, Edwin Poots, ka thënë se kontrollet në detin Irlandez ishin “joproporcionale” dhe ” kishin krijuar shumë tensione në vend”.

Pas Brexit, Irlanda e Veriut vazhdoi të ishte pjesë e tregut të përbashkët të BE-së dhe e rregullave të bashkimit doganor.

Po të arrihej një marrëveshje tregtare mes BE-së dhe Britanisë, do të bëhej më i lehtë përballimi i çështjeve doganore midis Britanisë dhe Irlandës së veriut.

Si pjesë e marrëveshjes, para Brexit, mes Irlandës së Veriut dhe MB-së, të dy qeveritë ranë dakord që kufiri mes Irlandës së Veriut të ishtë i padukshëm, pa kamera, pa posta kufitare.

Mallrat mund të lëviznin midis dy vendeve pa pengesa.

Pas Brexit-it, Britania dhe BE-ja kanë rënë dakord që kontrollet nuk do të bëhen në kufirin mes Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës.

Irlanda e Veriut do të vazhdojë të ndjekë rregullat e BE-së. Kamionët e mallrave mund të lëvizin përtej kufirit pa qenë e nevojshme të kontrollohen.

Do të ketë një kufi “rregullator” midis Irlandës së Veriut dhe BM-së (Angli, Skoci dhe Uells).

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore