Bota

Britania e Madhe i rikthehet karantinës


Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson, ka njoftuar ditën e hënë në një dalje publike, se Britania e Madhe do ti rikthehet kufizimit total të aktiviteteve, si shkak i rritjes së numrit të rasteve me coronavirus.

“Të gjithë në Angli duhet të qëndrojnë në shtëpi përveç atyre që u lejohet të dalin për arsye të veçanta. Këto kufizime pritet të zgjasin deri në mes të shkurtit”, është shprehur Kryeministri. Gjithashtu, shkollat ​​dhe universitetet do të mbyllen për nxënësve duke kaluar kështu në mësimin online.

Sherbimet fetare dhe ngjarjet e jetës si funeralet dhe dasmat mund të vazhdojnë, në varësi të kufizimeve të pjesëmarrjes.

Sipas Johnson, vetëm katër grupet kryesore dotë kenë përparësi në vaksinimin kundër virusit COVID-19.

“Të gjithë banorët të shtëpive të përkujdesit dhe kujdestarëve të tyre , të gjithë personave të moshës 70 vjeç e lart, të gjithë punonjësve të vijës së parë shëndetësore dhe të kujdesit shoqëror si dhe pacientëve të prekur klinikisht, do t’u ofrohet një dozë e vaksinës deri në mes të shkurtit”, ka deklaruar ai.

Skocia gjithashtu, ka lëshuar ​​një urdhër qëndrimi në shtëpi mdërsa Wells ka njoftuar se shkollat ​​dhe universitetet do të mbyllen deri më 18 janar. Shkollat ​​në Irlandën e Veriut do të kenë një “periudhë të zgjatur të mësimit online”, ka njoftuar ekzekutivi i Stormont.

Johnson i ka bërë thirrje publikut të ndjekë rregullat e reja të kufizimeve, përpara se ato të bëhen të ligjshme në orët e para të së mërkurës.

“Të gjitha masat e reja në Angli do të zgjasin të paktën deri në mes të shkurtit”, tha ai, “sepse një variant i ri më infektues i virusit përhapet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar”.

Johnson iu ka bërë thirrje njerëzve “të qëndrojnë në shtëpi e të mbrojnë njëri tjetrin”./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore