Bota

Britania e Madhe e vaksinuar, prova më e madhe e Covid-19


Londër, 26 mars 2021. Pandemia ka goditur ekonominë britanike, e cila ka pësuar recesionin e saj më të thellë në më shumë se 300 vjet. Pubet, restorantet, teatrot, sallonet e flokëve dhe të gjitha dyqanet që shesin sende jo thelbësore të tilla si libra dhe këpucë kanë kaluar pjesёn mё tё madhe tё vitit tё kaluar tё mbyllura

Shqetësimet po rriten brenda qeverisё në Londër pas shtimit tё infeksioneve në Evropë dhe mungesës sё mundshme tё dozave, tё cilat mund të minojë progresin e Britanisë së Madhe(MB).

Ulja e infeksioneve nё Britani mund tё jetё testi i parё i vёrtetё global nёse programi i inokulimit do tё jetё i mjaftueshёm pёr tё mbajtur njё vend tё mbrojtjur.

Gjithashtu njё tregues pёr tё siguruar qё nuk ka pengesa pёr rihapjen e ekonomisё.

Pas një rënieje të qëndrueshme, infeksionet e Covid-19 në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar po qёndrojnё statike. Megjithatё po fillojnë të rriten mes të rinjve nën 19 vjeç pasi shkollat ​​u rihapën këtë muaj.

MB ka vendosur tё zgjasё hendekun midis dozave. Kjo do të thotë se pjesa e re e popullsisë do të mbetet e pavaksinuar për më gjatë.

Britania e Madhe i ka dhënë 43% të vendit të paktën një dozë – më shumë se gjysmën e popullsisë së rritur – krahasuar me 9.6% në Bashkimin Evropian, sipas Vaccine Tracker të Bloomberg.

Njё dallim pёr shtetin pas regjistrimit tё numrit mё tё lartё tё vdekjeve nё gjithё Evropёn.

Por MB ende e gjen veten në një “situatë tepër të rrezikshme”. Ne kemi një popullsi pjesërisht të vaksinuar me nivele të larta transmetimi akoma – që do të thotë shumë mutacione, variante”, tha Susan Michie, një shkencëtare e sjelljes sё Covid 19 pёr Bloomerg.

Vala e tretë në Evropë drejtohet kryesisht nga lloji më ngjitës i virusit i MB. Por versionet e Afrikës së Jugut dhe Brazilit zënë deri në 40% të të gjitha rasteve të reja në disa rajone të Francës, sipas të dhënave të paraqitura në qeverinë e MB.

Çdo rritje e varianteve të reja është shumë shqetësuese sepse nuk është ende e qartë se sa rezistente janë ndaj vaksinave.

Situta politike, është gjithashtu rrëmujë

Zyrtarët në MB dhe BE janë në bisedime rreth mënyrës më të mirë për të zgjidhur mosmarrëveshjen mbi ndarjen e vaksinave, pasi blloku ashpërsoi kufizimet në eksporte.

Kjo pasoi me një pezullim të përkohshëm të vaksinës AstraZeneca në disa vende, pas shqetësimeve lidhur me efektet anësore, gjë që ka dëmtuar besimin e publikut.

Pas dyerve të mbyllura, ekziston frika se çfarë do të nënkuptojë bllokada e vaksinave nga Evropa për Britaninë.

Ministri i Jashtëm Francez Jean-Yves Le Drian tha të premten se tensionet mbi furnizimin me AstraZeneca ishin pjesërisht për shkak të strategjisë britanike të vaksinimit dhe deklaroi se Britania e Madhe po shantazhonte Evropën.

“Dikush ka dashur të vaksinojë masivisht me një dozë të parë. Evropa nuk ka pse të paguajë çmimin për këtë politikë”, tha ai.

Një zyrtar i lartë i BE-së tha se Britania e Madhe ishte “tepër e angazhuar” sepse kishte prodhuar shumë doza të para pa siguruar furnizime për dozat e dyta. Kjo do të thotë që qeveria e Johnson tani ka shumë nevojë për ndihmën e BE, pretendoi zyrtari.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar thotë se furnizimet e vaksinave mbeten të sigurta dhe nuk ka asnjë kërcënim që njerëzit të mos marrin dozën e tyre të dytë brenda 12 javësh.

Qeveria megjithatë, është nën presion për të rihapur ekonominë dhe për t’iu ofruar njerëzve pak normalitetit këtë verë.

“Nëse pubet, restorantet dhe industria e dasmave nuk kthehen, njerëzit do të humbasin punën dhe burimin e tyre tё kёnaqёsisё”, tha Steve Baker, një parlamentar i lartë në Partinë Konservatore në qeverisje.

Johnson pranoi këtë javë se pushimet jashtë vendit “duken të vështira për momentin”. Një goditje tjetër për industrinë e udhëtimeve. Ai do të përcaktojë planet e tyre në fillim të prillit.

Një zyrtar i Mbretërisë së Bashkuar paralajmëroi se nëse britanikët do të lejohen të shkojnë jashtë kësaj vere, do të ishte “çmenduri”.

“Ёshtë si tё thuash përshëndetje variante të reja, hyni brenda”, tha ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore