Covid 19

Britania duke garuar për momentin historik të arritjes së imunitetit të tufës


Ali, një berber, duke pastruar jashtë dyqanit në të cilin punon në Grooming Lounge, teksa vendi përgatitet daljen nga bllokimi i tretë i coronavirusit, Londër, 8 prill 2021.

Imuniteti i rritur i Mbretërisë së Bashkuar ndaj Covid-19 ka ngritur perspektivat e pёr t’u zhvendosur nga vendi me situatёn mё tё keqe tё pandemisë, drejt pragut tё hapjes sё shpejtё tё hёnёn.

Sipas studiuesve në University College London(UCL), kanё pёrcaktuar atё si periudhё tё arritjes sё imunitetit tё tufave nё Mbretёrinё e Bashkuar.

Pothuajse tre të katërtat e popullsisë do të kenë antitrupa kundër virusit, përmes vaksinimit apo infeksionit të kaluar, sipas vlerёsimeve tё shkencёtarёve.

Britania pёrjetoi njё katastrofё nё situatёn e coronavirusit, me njё numёr tё lartё vdekjesh dhe rastesh të reja. Tashmё qeveria do të lehtësojë kufizimet, përfshirë darkën në ambjente publike, duke filluar nga dita e hënë. Këto zhvillime kanë nxitur shpresat se kombi së shpejti do të shkundë prangat e tij nga Covid 19.

Shumë shkencëtarë të tjerë mendojnë se Britania e Madhe është shumë më larg imunitetit të tufës sesa sugjeron modeli i UCL.

Gjithashtu kritika tё tjera thonё, se ёshtё duke mbivlerësuar fuqinë e vaksinave dhe nuk llogarit në mënyrë adekuate imunitetin dhe variantet e reja të virusit.

Jo më shumë se 44% e vendit ka mbrojtje nga Covid 19, sipas vlerësimeve nga Imperial College London.

“Ka shumë pasiguri në lidhje me gjatësinë e imunitetit, si imuniteti i vaksinave dhe imuniteti natyror”, tha Anne Cori, një lektor në Imperial.

Megjithatё, përparimi shënon një moment historik për vendin evropian më të goditur nga pandemia, me më shumë se 127 mijё viktima dhe për Kryeministrin Boris Johnson, i cili u kritikua për një përgjigje të ngadaltë ndaj krizës.

Virologët përshkruajnë imunitetin e tufës si pika në të cilën një virus has vёshtirёsi të depёrtojё në një shoqëri për shkak të niveleve të larta të imunitetit, qoftë përmes vaksinimit ose ekspozimit të mëparshëm ndaj patogjenit.

Nëse është e pakapshme për Britaninë e Madhe, për pjesën më të madhe të botës do tё jetё një ëndërr e largët. Ekspertët bien dakord që përshpejtimi i vaksinimeve është mënyra më e sigurt për të vënë nën kontroll virusin dhe në këtë drejtim Britania është përpara shumicës së kombeve të tjera.

Kombet evropiane ka të ngjarë të mbeten mbrapa nё vaksinimin e 75% të popullsisë së tyre, sipas analizës nga Airfinity Ltd., një firmë kërkimore me bazë në Londër.

Ndërsa Britania e Madhe është vendosur të arrijë atë nivel në fillim të gushtit, Gjermania nuk do të mund t’a kap dot deri në shtator dhe Franca deri në tetor, sipas vlerësimeve aktuale të firmës.

“Vaksinat do tё jenё të jenë të nevojshme për vitet e ardhshme, veçanërisht nëse virusi do tё vazhdojё të mutohet. Do tё jetё njё epidemi afatgjatё, ku ndonjёherё ka shpёrthime dhe do tё duhet t’a menaxhoni”, tha Airfinity Ltd.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore