Bota

Britania dhe Turqia do të nënshkruajnë marrëveshjen për tregtinë e lirë


Departamenti i Tregtisë i Britanisë së Madhe ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të nënshkruhet marrëveshja e tregtisë së lirë mes Britanisë dhe Turqisë.

Kjo marrëveshje riprodhon rregullat aktuale me qëllim përmirësimin e marëdhënieve tregtare mes Ankarasë dhe Londrës. Gjithashtu njihet si  marrëveshja e parë që kur Kryeministri i Britanise, Boris Johnson, nënshkruajti javën e kaluar marrëveshjen e re tregtare me Bashkimin Evropian (BE).

Ministria, Liz Tras, është shprehur optimiste në deklaratat e saj ku thekson se kjo marrëveshje do të jetë thelbësore në shërbimet pa taksa dhe do të ndihmojë në marrëdhënien tregtare të dy vendeve.

“Ajo do të ofrojë mijëra vende pune në Mbretërinë e Bashkuar, prodhimin, industrinë e automobilave dhe industrinë e çelikut”, ka deklaruar ajo.

Në total, Britania ka lidhur marrëveshje tregtare me 62 vende. Kjo është e pesta marrëveshje e rëndësishme që Londra ka negociuar me vende individuale, pas atyre me Japoninë, Kanadanë, Zvicrën dhe Norvegjinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore