Lajme

Britania arrin 40 milionë të vaksinuar


Britania e Madhe ka shpërndarë mbi 586 mijë vaksina të tjera kundër Covid-19, duke e çuar numrin tërësor të të vaksinuarve në thuajse 40 milionë.

Janë mbi 32 milionë njerëz që kanë marrë dozën e parë të vaksinës. Rreth 7.5 milionë të tjerë ndërkaq, kanë përfunduar gjithë procesin e vaksinimit.

Kjo e vë Britaninë e Madhe në rrugë të mirë për ringritjen ekonomike.

Shifrat e infektimeve janë gjithashtu në ulje në Britani. Në 24 orët e fundit vetëm 1 mijë e 730 kanë rezultuar pozitivë. Shifra është në ulje me 2 mijë e 589 nga dita e mëparshme. Numri i vdekjeve është ulur gjithashtu në mënyrë të ndjeshme muajin e fundit.

Mbi 10% e popullsisë britanike janë vaksinuar tërësisht. Ndërkohë të vaksinuar me vetëm një dozë janë rreth 50% e popullsisë e anglezëve.

Për sa i përket vendeve evropiane, Britania është vendi që ka pasur një ndër fushatat të suksesshme të vaksinimit. Kjo, edhe falë prodhimit të dozave nga AstraZeneca në Oxford.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore