Lajme

Britania aprovon testin 20 sekondësh për Covid


Rregullatori britanik për mjekësinë ka aprovuar testin 20 sekondësh për Covid-19. Ky sistem pritet të përdoret në aeroporte, qendra sportive dhe biznese.

Kryeministri britanik Boris Johnson e cilëson këtë si harta e duhur për të çuar në rrugën e daljes nga pandemia. Gjithsesi, shqetësime janë ngritur mbi saktësinë e tyre.

Testi i quajtur Virolens, i bërë nga kompania britanike iAbra dhe TT Electronics, është vënë në përdorim në aeroportin e Heathrow dhe për të marrë rezultatet përdoret pështyma.

Kompania që do të vërë në punë projektin në aeroporte, është Histate. Ajo do të fillojë punën menjëherë pas kalimit në fletore zyrtare të vendimit të qeverisë britanike.

Sipas testimeve paraprake, kjo metodë e re e detektimit të Covid-19 është 98.1% efektive. Disa teste mund të kthehen me rezus negativ, por vetëm një përqindje e vogël e tyre.

Me zhvillimin e mëtejshëm, pritet të rritet efektshmëria deri në 99.7%. kjo, vetëm pas perfeksionimit të teknologjisë.

Nëse testi kalon provën dhe vihet në përdorim masiv, do të ndihmojë shumë në rihapjen e disa aktiviteteve në grup, të cilat për shkak të pandemisë, janë pezulluar.

Ngjarjet sportive do të jenë pa diskutim më përfitueset e projektit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore