Shqipëria

Britani e Madhe- Shqipëri: Marrëveshja e Partneritetit, Tregtisë dhe Bashkëpunimit


Ambasadori Duncan Norman dhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka kanë nënshkruar të premten Marrëveshjen për thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe përpjekjeve politike për të luftuar krimin e organizuar.

“Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria do të bëjnë më shumë së bashku, për të luftuar krimin e organizuar dhe përhapjen e tij në të gjithë Evropën, duke përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar, si rezultat i Marrëveshjes së re të Partneritetit, Tregtisë dhe Bashkëpunimit midis dy vendeve”, shkruhet në postimin në media sociale të Ambasadës britanike.

Marrëveshja përcakton ambiciet e Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë për marrëdhëniet bilaterale në të ardhmen, duke përfshirë forcimin e lidhjeve politike, ekonomike, të sigurisë dhe kulturës.

Gjithashtu, marrëveshja do të bëjë të mundur që Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria të zgjerojnë më tej marrëdhëniet tregtare përmes rritjes së shkëmbimeve dhe investimeve në të ardhmen.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore