Tanët

Briken Caljaj i pafat: Një kilogram larg lavdisë


Briken Caljaj ka garuar në kategorinë deri në 73kg në peshëngritje, por sportisti shqiptar nuk arriti të sigurojë medalje.

Ai kishte performancën e tij më të mirë, dhe ishte shumë afër medaljes së bronztë, të cilën ia pamundësoi indoneziani nga Grupi B, Rahmat Abdullah.

Brikeni arriti rekordin e tij personal, duke ngritur 190kg, ndërsa në total ai kishte 341kg, një më pak se medalja e bronztë.

Medaljen e artë në kategorinë deri në 73kg e ka fituar kampioni në fuqi, kinezi SHI Zhiyong i cili ka arritur rekord botëror dhe olimpik, duke ngritur 198kg.

Ndërsa medaljen e argjendtë, e fitoi sportisti nga Venezuela, Mayora Pernia Julio Ruben pasi ngriti 346kg në total.

Briken Caljaj ishte sportisti më i suksesshëm në anët e Shqipërisë deri më tani, ndërsa më 30 korrik, medaljen do ta synojë sportistja shqiptare, Manuela Delijaj në qitje.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore