Muzikë

Brian May qorton Eric Clapton-in për qëndrimin anti-vaksinim


Brian May, Eric Clapton

Kitaristi i “Queen”, Brian May, i është bashkuar kritikëve të qëndrimit të Eric Clapton-in se nuk do të performonte në koncerte ku kërkohet dëshmia e vaksinimit.

“Unë e dua Eric Clapton-in, është hero i imi, por ai dallon prej meje në shumë mënyra. Ai është një person që mendon se është MIRË! të gjuash kafshët për argëtim, kështu që kemi mospajtimet tona, por s’do të ndaloja së respektuari atë”, ka thënë May për “The Independent”.

“Njerëz anti-vaksinë, ju jeni të lajthirtur. Ka shumë dëshmi që vaksina ndihmon dhe se në përgjithësi kanë qenë të sigurta. Gjithmonë ka efekte anësore nga çfarëdo droge që merr, por të silleni poshtë-përpjetë e të thoni se vaksina është komplot për t’ju vrarë, më vjen keq, por s’mund të mos e marr si çmenduri”.

Kitaristi dhe muzikanti i madh anglez, Eric Clapton, ka lëshuar një deklaratë kundërthënëse pasi Kryeminstri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, tha se në koncerte dhe klube të natës do të kërkohet dëshmia e vaksinimit.

Ai tha se “pas deklaratës së kryeministrit të hënën e 19 korrikut ndjehem që më preket nderi e të bëj një deklaratë timen. Dua t’ju them se s’do të performoj në asnjë skenë ku bëhet një diskriminim i tillë. Nëse s’bëhet paraprakisht një provizion që të gjithë njerëzit të marrin pjesë, kam të drejtën që ta anuloj koncertin”.

Koncertet e planifikuara të Clapton-it në Mbretërinë e Bashkuar janë në maj të vitit 2022, siç shkruhen në dy librat e “Royal Albert Hall” në Londër. Kurse në shtator në “Amerikën Veriore” pritet të ketë një seri performancash.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore