Bota

Brexit, studentët në Mbretërinë e Bashkuar humbin anëtarësinë në Erasmus+


Studentët dhe të rinjtë nga Britania e Madhe (MB), nuk do të marrin më pjesë në programin e shkëmbimit të studimeve, Erasmus+.

Kjo erdhi pas dështimit të një marrëveshje mbi anëtarësimin e saj, pas Brexit.

Negociatori i Bashkimit Evropian (BE) për Brexit, Michel Barnier, deklaroi se “pendohet për vendimin”.

Kryeministri i BM-së, ka deklaruar se “programin Erasmus+, do ta zëvëndësojë me  një skemë të re të quajtur ‘Alan Turing’ ”.

Një raport nga Komiteti i BE-së i Dhomës së Lordëve paralajmëroi se “përfitimet e programit Erasmur+, do të ishin shumë të vështira për t’u kopjuar me një program kombëtar”.

Zëvëndës kancelari i Universitetit të Sussex, deklaroi se “largimi nga Erasmus+, është një trishtim i vërtetë, pasi me kalimin e viteve programi transformonte jetën e mijërave të rinjve”.

Edhe për drejtoreshën e Universiteteve të UK International, Vivienne Stern, është shumë zhgenjyese që Britania nuk do të jetë më në skemen e programit.

Stern ishte e kënaqur me perspektivën e një plani të ri kombëtar për të financuar lëvizjen e jashtme të studentëve.

Studentët e MB-së dhe BE-së do të duhet të merren me rregulla të reja të imigracionit, pas Brexit.

Studentët në Universitetet e Irlandës së Veriut do të vazhdojnë të marrin pjesë në programin Erasmus+, sipas marrëveshjes që kanë me BE-në.

Jo të gjitha vendet që marrin pjesë në program janë anëtare të BE-së, por shtetet si Turiqa, Islanda, Norvegjia dhe Serbia, janë anëtare të programit Erasmus+.

Por edhe nëse BM-ja dëshiron të marrë pjesë në Erasmus+ pas 2021, ajo mund të mos jetë në gjendje të negociojë në kohë për  fillimin e ciklit.

Johnson deklaron se “largimi nga Erasmus+, kishte qenë një vendim i ashpër”.

Programi Erasmus+, ofronte shkëmbime studentësh, përvojë pune dhe praktikë në të gjithë Evropën, që nga viti 1987. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore