Lajme

Brexit: Pasiguritë ekonomike të marrëveshjes tregtare


Pas katër vitesh pasigurie,  Mbretëria e Bashkuar (MB)  dakordësoi me  Bashkimin Evropian (BE), për të mbyllur  marrëveshjen tregtare.

Kompanitë britanike u ndienë të lehtësuara, pas vendimit se  tregtia  do të vazhdojë të jetë pa  tarifë, në tregun e 450 milion konsumatorëve, të cilët blejnë më shumë se 40% të eksporteve, të  Britanisë.

Marrëveshja i kursen Mbretërisë së Bashkuar disa nga pasojat më të rrezikshme të mundshme që nga Brexit-i, në një kohë, kur  ekonomia po vazhdon të përballet me pandeminë. Kjo marrëveshje duhet t`i japë një shtysë afatshkurtër ekonomisë. Marrëveshja e tregtisë do ta lejë vendin më të varfër, pasi vendi po përballet me një krize papunësie dhe me recesionin më të keq, të shumë se 300 viteve.

Sipas zyrës së pavarur për përgjegjësinë e buxhetit, për  prodhimin ekonomik,  pritet që vendi të ketë një rënie, në një periudhë afatgjatë, të  4% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB), krahasuar me periudhën kur ishte pjesë e BE-së. 

Largimi nga tregu  i vetëm,  i BE-së dhe nga zona doganore nënkupton kosto më të larta për kompanitë e MB-së, gjë që mund të cojë  drejt rritjes çmimet konsumatore , madje mund tw rrisw norma e  larta të papunësisë, si dhe të shkaktojë një ulje të perspektivave të eksportit.

Largimi nga tregu i vetëm i BE-së dhe zona doganore do të thotë kosto më të larta për kompanitë e MB-së, të cilat mund të çojnë në çmime më të larta të konsumit dhe madje edhe më shumë humbje të vendeve të punës, si dhe ulje të perspektivave të eksportit, thonë ekonomistët.

Ja dy nga  nga sfidat kryesore,  me të cilat do të  përballet ekonomia e dëmtuare MB-së kur tranzicioni i Brexit të përfundojë 1 janar:  
Pengesa Tregtare

Kompanitë e MB-së po humbin hyrjen e pakufizuar në BE. Sipas marrëveshjes, eksportuesit janë lehtësuar  nga tarifat e  kushtueshme, të aplikuara në mallrat e tyre. Sipas autoritetit të të ardhurave të Britanisë, vetëm deklaratat e reja të importit dhetë  eksportit do t’i kushtojnë kompanive britanike 7.5 miliardë Paund  (10.3 miliardë Dollarë) në vit.

Mungesa e punëtorëve

Sistemi i ri i imigracionit në Britani, i cili hyn në fuqi në janar, është implementuar për të zvogëluar numrin e punëtorëve të pakualifikuar që vijnë në MB-ja  dhe i jep  fund asaj që qeveria e përshkruan si “varësnë  e vendit ndaj  punëtorëve  me aftësi  dhe kosto të ulëta”.

Humbja e investimeve

Vitet e pasigurisë lidhur me  kushtet e ardhshme të tregtisë së BE-së, e  kanë dëmtuar tanimë  ekonominë e MB-së. Rritja e PBB-së pas tre viteve të referendumit të Brexit-it,  në qershor të 2016-ës  u ngadalësua në  1.6%  , duke qenë së investimet në biznes nuk patën progres./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore