Bota

Brexit, një marrëveshje tregtare e ndryshme për Irlandën e Veriut


Ndërkohë që Britania e Madhe (BM) po përgatitet të largohet nga Bashkimi Evropian (BE), Irlanda e Veriut do të vazhdojë të jetë pjesë e tregut të përbashkët të BE-së dhe e rregullave të bashkimit doganor.

E gjitha kjo do të evitojë një kufi të fortë me Republikën e Irlandës pas Brexit-it.

Në rast se do të kishte një marrëveshje tregtare mes BE-së dhe BM-së, do të “zbuteshin” disa nga problemet e krijuara nga kufiri i ri i Detit Irlandez.

BE dhe BM kishin një marrëveshjë më herët, përsa i përket Irlandës së Veriut, që e kishin quajtur “Protokolli i Irlandës së Veriut”.

Qëllimi i këtij protokolli ishte që të parandalonte një ngurtësim të kufirit midis Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës.

Marrëveshja tregtare do t’a bëjë më të lehtë përballimin e disa çështjeve të reja doganore midis BM-se dhe Irlandës së Veriut.

Si pjesë e marrëveshjes, para Brexit, mes Irlandës së Veriut dhe MB-së, të dy qeveritë ranë dakord që kufiri mes Irlandës së Veriut të ishtë i padukshëm, pa kamera, pa posta kufitare.

Mallrat mund të lëviznin midis dy vendeve pa pengesa.

Por pas Brexit, MB dhe BE kanë rënë dakord, që kontrollet nuk do të bëhen në kufirin mes Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës.

Irlanda e Veriut do të vazhdojë të ndjekë rregullat e BE-së, që do të thotë që kamionët e mallrave mund të lëvizin përtej kufirit pa qenë e nevojshme të kontrollohen.

Për pasojë do të ketë një kufi “rregullator” midis Irlandës së Veriut dhe BM-së (Angli, Skoci dhe Uells).

Kjo do të thotë se mallrat që mbërrijnë nga BM-ja do të kontrollohen në portet e Irlandës së Veriut nga 1 janari, për kalimin pastaj të tyre në BE.

Mallrat do të hyjnë në Republikën e Irlandës dhe BE-së me kontrolle të reja.

BE-ja ka rregulla të rrepta, përsa i përket disa prej ushqimeve që hyjnë në tregun e saj, si mishi, qumështi, peshku dhe vezët.

Produktet ushqimore që mbërrijnë në Irlandën e Veriut, nga Anglia, Skocia ose Uellsi, do të duhet të kontrollohen për t’u siguar që të arrijnë standardet e BE-së.

Sidoqoftë do të ketë një periudhë prove, tre mujore, për supermaketet, ku ata do të zbatojnë rregullat për ushqimin që sjellin në Irlandën e Veriut.

Kjo vjen që t’u jepet atyre kohë, për t’u përshtatur me ndryshimet dhe për të siguruar mbajtjen e furnizimeve.

Çfarë do të ndodhë pas kësaj periudhë tranzitore, ngelet ende e paqartë. Rezultatet e negociatave priten të shihen pas 1 janarit. /AlbanianPost.com

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore