Vende

Brenda shpellës gjigante


Shpella më e madhe në botë, Son Doong, është bërë pjesë e studimeve nga shkencëtarë, por edhe aventurierë nga e gjithë bota, në përpjekje për të zbuluar të fshehtat e saj.

CNN travel ka zbuluar misterin e saj gjatë ekspeditave të kryera në Vietnam.

 

Gjatë kërkimeve të bëra që në vitin 2018, një grup zhytësish profesionistë nga Britania, arritën të ndërhynin për të eksploruar rrugët ujore më në thellësi. Nga kjo ata dolën në përfundimin se shpella ishte edhe më e madhe nga sa ishte menduar deri në atë kohë. Për më tepër u zbuluan edhe një numër të madh gjallesash që jetonin aty, duke e bërë atë një ekosistem më vete mjaft të pasur me gjallesa.

Son Doong u zbulua për herë të parë në vitin 1990, në sajë të një vendasi me emrin Ho Khanh, të cilit i pëlqente të ecë nëpër xhungla të parkut kombëtar në kërkim të ushqimit dhe lëndës së drurit për të fituar të ardhura modeste. Në fillim, vërejti një grykë të hapur dhe, kur i hodhi sytë brenda, pa re dhe dëgjoi gurgullimën e butë të një lumi. U frikësua dhe shkoi në shtëpi. Kështu e harroi vendin se ku e gjeti.

Shpella u gjet përsëri vite më vonë, në vitin 2008, nga i njëjti person, Ho Khanh. Këtë herë ai e mbajti shënim rrugën. Më pas, ai udhëhoqi Howard dhe Deb Limbert nga Shoqata Britanike të Shpellave drejt shpellës së zbuluar për të kryer ekspeditën e parë. Në vitin 2013, shpella u hap për publikun.

E hapur për turistët në 2013-ën, shpella e stërmadhe e gurit gëlqeror, tre milionë vjet e vjetër, brenda saj ka mikroklima të ndryshme, pamje të larmishme, stalaktite dhe stalagmitet më të mëdha në botë (deri në 80 metra të larta), fosile gati 400 milionë vjeçare, si dhe dy xhungla. Në të fshihet edhe një jetë e egër me zogj, gjarpërinj, peshq, majmunë, insekte dhe bimë endemike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore