Vende

Bredhi i Hotovës, pasuria jugut


Me peizazhe mahnitëse, plazhe përrallore dhe ushqim të mrekullueshëm, Shqipëria është kthyer në një destinacion unik, ku gjen çdo gjë që natyra mund të fal.

Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës, është një nga ato bukuri që duhet të bëhet pjesë e destinacioneve për t’u vizituar këtë verë.

Ky park mund të konsiderohet pa asnjë dyshim mushkëria natyrale e jugut të Shqipërisë.

Në  pyll mund të arrihet nëpërmjet rrugës automobilistike si edhe përmes shtigjeve të rrugës kryesore. Më të mbërritur në park, përveçse të sodisni këtë kurorë të gjelbër të natyrës, mund të përfitoni nga koha e të bëni dhe piknik.

Parku Bredhi i Hotovës mund të vizitohet jo vetëm për turizëm natyror, por edhe kulturor meqë rreth tij shtrihen disa fshatra me një traditë kulturore të veçantë. Në afërsi të tij gjenden fshatrat karakteristikë si Ogreni, Hotova, Borocka, Pagria, Kreshova, Soropulli apo i mirënjohuri fshati Frashër, ku ndodhet edhe shtëpia- muze e vëllezërve me të njëjtin emër, si edhe teqeja e Frashërit.

 

Përmban një biodiversitet të larmishëm dhe është i pasur me florë dhe faunë. Përveҫ bredhave maqedonas, pamjës, shkozës së zezë, dëllinjës gjenden dhe shumë bimë medicinal dhe aromatike.

Ndër kafshët që popullojnë zonën bënë pjesë ariu i murmë, ujku, dhelpra, kunadhja, derri i egër, lepur i egër, ketri, kaprolli si dhe shpendë ndër të cilët kukuvajka, bufi, shqiponja, mëllenja, turtulli. Përreth parkut mund të admirohen pamje magjepsëse të kreshtave të maleve dhe të vizitohen maja kanionesh të mrekullueshëm ndër të cilët nuk mund të mos vizitohet ai i Kamenicës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore