Sport

Brdariç : “çdo ndeshje e luajmë si një finale”


Trainerë të Superiores

Në prag të sfidës me Apolloninë e cila do të zhvillohet nesër në orën 13:45, traineri i Vllaznisë Thomas Brdariç, ka folur në konferencë për shtyp, mbi rëndësinë e vlerësimit të kundërshtarëve të tyre, si dhe vazhdimësinë e ekipit.

Humbja kundër ekipit të Laçit, nuk duket se e ka shkurajuar Shkodrën; në fakt, duket se ia ka forcuar vendosmërinë dhe këndvështrimin konstruktiv të asaj ç’ka do të vijë.

Ndonëse në vend të parë të klasifikimit, Vllaznia ende nxjerr mësime dhe prioritete të reja.

Sa i përket humbjes kundër Laçit, Brdariç tha se “…kemi dalë në përfundimin se nëse duam të arrijmë diçka, nuk duhet të përsërisim gabimet e mëparshme”.

“…mbas analizës, kam konstatuar tek të gjithë keqardhjen që nuk i bëmë siç duhet gjërat. Humbja ndihet dhe është normale, por prej saj duhen nxjerrë mësimet për të ardhmen dhe duhet të reagojmë menjëherë për të kthyer situatën në favorin tone”, plotësoi Brdariç.

Ai nuk ngurroi të nxisë edhe më tej moralin e Vllaznisë, duke shtuar: “Çdo ndeshje, ne e luajmë si një finale”.

Optimizmi i trainerit kroat, shfaqet qartë edhe kur Vllaznia ka mungesa në fushën e lojës.

Mungojnë Imami dhe Krymi, por kemi lojtarë të tjerë që do të luajnë. Janë lojtarë seriozë dhe nuk shohim ndonjë diferencë të madhe mes tyre, ndaj, do t’i zëvendësojmë lehtësisht”, tha Brdariç.

“…gjithmonë kam deklaruar se shoh rezultatet e dala nga ndeshja në ndeshje. Kundër Laçit humbën dhe e analizuam atë. Kemi për të pasur ndeshje të tjera shumë më të forta, por fokusi ynë mbetet gjithmonë aty. Ne nuk pretendojmë gjë tani, por duhet të presim edhe gjashtë-shtatë muaj të tjerë për të parë fundin”, përfundoi Brdariç.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore