Sport

Brazili të pandalshëm, pesë ndeshje, pesë fitore


Me hapa të sigurta Brazili po i drejtohet botërorit “Qatar 2022”.

Në kualifikueset e “CONMEBOL”, Brazili ka pesë fitore në pesë ndeshje.

Viktima e fundit e “Seleçáos” ishte ekuadori.

Pjesa e parë në fakt ishte shumë e barazpeshuar, me Ekuadorin që krijoi disa mundësi për shënim, por nuk kishin sukses.

E dyta ishte krejt tjetër, me Brazilin që zgjodhi ndeshjen me lehtësi.

Një kombinim perfekt mes lojtarëve brazilian, e la të vetëm me portjerin e Ekuadorit sulmuesin e Everton-it, Richarlison.

Ai për mrekulli shfrytëzoi pasimin e Neymar duke i dhuruar epërsinë të verdhëve.

Brazilianët menaxhuan ndeshjen për mrekulli deri në fund, duke mos i lënë asnjë mundësi Ekuadorit.

Në sekondat e fundit, Neymar e shndërroi në gol penalltinë, duke vulosur rezultatin përfundimtar, 2-0.

Brazili është në vendin e parë me 15 pikë, duke lënë pas Argjentinën me 11 pikë.

Kështu duket radhitja e plotë pas pesë ndeshjeve të zhvilluara.

Brazil: 15

Argjentinë: 11

Ekuador: 9

Paraguaji: 7

Uruguaji: 7

Kolumbia: 7

Kili: 5

Bolivia: 4

Venezuela: 3

Peru: 1

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore