Bota

Brazili kërkon 1 miliardë dollarë fonde ndihmë për të frenuar shpyllëzimin e Amazon


Bagëtitë kullosin në tokë të djegura dhe të shpyllëzuara kohët e fundit nga fermerët e bagëtive pranë Novo Progresso, Para, Brazil, 3 mars 2021

Ministri i Mjedisit i Brazilit dëshiron 1 miliardё dollarë ndihmë nga tё jashtmit, përfshirë Shtetet e Bashkuara(SHBA), për të ndihmuar në uljen me 30 dhe 40% tё shpyllëzimeve në Amazon, sipas një interviste të botuar të Shtunën në gazetën O Estado de Sao Paulo.

“Plani është 1 miliard dollarë gjatë 12 muajve”, tha ministri, Ricardo Salles.

Brazili është kritikuar gjerësisht për dështimin e tij nё frenimin e shpyllëzimet në Amazon- pylli më i madh në botë.

Presidenti i ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro ёshtё shprehur se preferon të shfrytëzojë burimet ekonomike të shiut dhe ka dërguar trupa në përpjekje për të trajtuar problemin, tё cilat kanё rezultuar pak tё suksesshme.

“Një e treta e parave do të përdoret për të financuar veprime tё drejtpёrdrejta për të luftuar shpyllëzimin, ndërsa dy të tretat e mbetura do të përdoren për zhvillimin ekonomik, për t’u dhënë njerëzve që kanë përfituar nga pyjet e Amazon mundësi alternative”, deklaroi Salles.

Ministri i Mjedisit shtoi se kishte kёrkuar ndihmё nga SHBA, si dhe kishte ftuar pёr bashkёpunim shtetin e Norvegjisё.

Nё krye tё operacionit do tё vendosej ushtria pёr shkak tё kostove mё tё ulёta, krahasuar me tarifat e punёsimit tё njё stafi me kohё tё plotё, sipas Salles.

Salles premtoi gjithashtu se do tё angazhohej vetё pёr njё zvogёlim sado tё vogёl nё shpopullim, nёse nuk do tё arrinte dot t’i siguronte fondet e nevojshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore