Bota

Brazil/Policia vret 25 persona të një bande


Të paktën 25 persona-përfshirë një oficer policie- janë vrarë në një shkëmbim zjarri në Rio de Janeiro, sipas mediave lokale.

Shkëmbimi i zjarrit ndodhi gjatë një operacioni policor në një favela në zonën Jacarezinho të qytetit.

Policia Civile nisi operacionin pasi mori njoftime se trafikantët e drogës po rekrutonin fëmijë për bandën e tyre.

Dy pasagjerë në një tren të metrosë u goditën nga plumbat, por mbijetuan.

Policia Civile në qytet konfirmoi vdekjen e një prej oficerëve të tyre, inspektorit të policisë Andre Leonardo de Mello Frias.

Sipas lajmeve lokale, banda e shënjestruar përfshihet në trafik droge, mugging, vrasje dhe rrëmbime.

Rio de Janeiro është një nga shtetet më të dhunshme të Brazilit. Zona të mëdha janë nën kontrollin e kriminelëve, shumë prej tyre të lidhur me banda të fuqishme të trafikut të drogës.

Forcat e sigurisë në Brazil shpesh janë akuzuar për përdorim të tepruar të forcës kundër popullatës civile gjatë operacioneve anti-krim në qytetet e mëdha.

Një vendim i gjykatës qershorin e kaluar kishte kufizuar veprimin e policisë në lagjet e varfëra të Rio-s gjatë pandemisë, nëse nuk konsiderohej thelbësore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore