Lajme

Brazil, stafi i shëndetësisë kërkon nga Qeveria mbylljen e vendit


Stafi i shëndetësisë, në shtetin më të populluar të Brazilit, Sao Paulo, i kanë bërë thirrje, ministrit të Shëndetësisë, të marrë në konsideratë vendosjen e një bllokimi kombëtar. Kjo erdhi pas rritjes së lartë të numrit të vdekjeve nga Covid-19.

Ministri i Shëndetësisë, Marcelo Queiroga, i cili do të emërohet zyrtarisht gjatë kësaj ditë, është personi i katërt që merr detyrën që nga fillimi i pandemisë.

Ky pozicion iu dha ditën e hënë nga Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro. Ky i fundit është përballur me kritika të gjëra për mënyrën se si e ka trajtuar pandeminë.

Bolsonaro ka kundërshtuar vazhdimisht masat e karantinës të futura nga guvernatorët e shtetit, duke argumentuar se dëmi kolateral i ekonomisë do të jetë më i keq se efektet e vetë virusit.

Queiroga, të martën, u ka bërë thirrje brazilianëve që të vendosnin maska ​​dhe të lanin duart. Duke kundërshtuar në një farë mënyrë vendimin për miratimin e një bllokimi ose të ndonjë mase më të rreptë të distancimit social.

Kardiologu ka deklaruar për mediat braziliane se ndërsa “bllokimet përdoren në situata ekstreme, ato nuk mund të jenë politikë e qeverisë”.

Kreu i trupit të urgjencës për spitalet Covid-19, Joao Gabbardo, i ktheu përgjigje ministrit duke i thënë se spitalet private kishin kërkuar hapësirë në sistemin e shëndetit publik për shkak të kërkesës për shtretër në kujdesin intensiv.

“Po nuk mori masa, ai do të përballet me numrin më të lartë të vdkejeve për shkak të virusit. Sugjerim: mos merrni qëndrim kundër një bllokimi kombëtar”.

Presidenti i krahut të djathtë, Bolsonaro, vazhdimisht ka minimizuar rreziqet e pandemisë.

Javën e kaluar ai iu bëri thirrje njerëzve “të ndalojnë zërat” për Covid-19.

Të martën Brazili regjistroi 2 mijë e 841 vdekje për shkak të coronavirus-it. Ka shënuar numrin më të lartë ditor që prej shfaqjes së virusit.

Brazili renditet ne vendin e dytë në botë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për numrin më të lartë të infeksioneve dhe vdekjeve nga Covid-19.

Në total, vendi ka regjistruar 282 mijë vdekje dhe më shumë se 11.6 milionë infeksione, që nga fillimi i pandemisë.

Rritja e fundit të rasteve i është atribuar përhapjes së varianteve të reja të virusit, të cilat janë më ngjitëse.

Sistemet shëndetësore rajonale raportohet të jenë afër kolapsit me njësitë e kujdesit intensiv, pothuajse me kapacitet të plotë në 15 kryeqytetet e shtetit.

Qeveria është përballur gjithashtu me kritika për shpërndarjen e ngadaltë të vaksinave.

Aktualisht po shpërndan dozat e vaksinës Oxford-AstraZeneca dhe CoronaVac të prodhuara na kina. Gjithashtu ka bërë marrëveshje për vaksina nga kompania e Pfizer-BioNTech, Johnson & Johnson dhe vaksinën ruse Sputnik V.

Deri më tani rreth 4.6% e popullsisë ka marrë të paktën një dozë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore