Stil

Brand-et që u krijuan nga asgjëja


Të përdorësh një burim do t’ju ndihmojë të keni gjithmonë çfarë dëshironi. Por, nëse mund të prodhojmë gjëra të veçanta nga produktet të cilat janë bërë për t’u flakur? Pikërisht këtë kanë bërë në projektin “Small World” një grup brand-esh dhe artizanësh lokal nga e gjithë bota.

“Small World” është një organizatë e artizanëve në mbarë globin që krijojnë gjëra të veçanta nga produkte që nuk përdoren më në mënyrë të përgjegjshme dhe jo të dëmshme. Kjo lëvizje cilësohet si një ‘luftë’ kundër shpërdorimit dhe na besoni kur themi që do t’ju pëlqejë kjo krijimtari. Ndërkohë, ju njohim me disa nga markat e njohura që janë të përfshira në këtë lëvizje:

 “Eleven Eleven”

Marka që krijon produkte të veçanta nga mbeturinat. Për më shumë se një dekadë, marka me bazë në Indi ka nxitur prodhimin e veshjeve të bëra me dorë, të punuara me kujdes në mënyrë artizanale, duke përdorur 100% përbërës natyralë. Tani marka prodhon gjëra me asnjë kosto, për një koleksion tekstili që bën pjesë në koleksionin e “Small World”.

Jorganët me lara-lara prodhohen nga mbetjet e rrobave, një praktikë që lindi kur mungesat e materialeve kërkonin shpikjen ‘shpëtuese’ të mbetjeve të rrobave. Mia Morikawa, bashkëthemeluese e markës tha se:”Duke u siguruar që secilës copë të fundit të pëlhurave t’i caktohet vlera.”

Pëlhura e mbetur jo vetëm që përdoret në jorganë, por copëzat më të vogla të asaj që ka mbetur tërhiqen dhe shtypen në letër të punuar me dorë për t’u përdorur në etiketa.

 “SPACE AVAILABLE”

Marka që krijon nga mbeturinat plastike. Marka “SPACE AVAILABLE” punon brenda një modeli rrethor, duke përdorur mbeturinat si burim. Daniel Mitchell, krijuesi i platformës së qëndrueshme krijuese tha se:”Ne duam të ndryshojmë perceptimin e ‘mbeturinave’ dhe shpresojmë të nxisim ndryshime.”

Ndryshimi i parashikuar nga “SPACE AVAILABLE” është një e ardhme më e qëndrueshme, e mundësuar nga etika e saj e “Edukimit, Bisedës dhe Bashkëpunimit”. Pajisjet shtëpiake, duke përfshirë edhe Karrigen Peggy, e bërë 100% nga mbeturinat plastike, ka një vend të mrekullueshëm për të ruajtur revistat.

 “Double Eleven”

Marka që vë në përdorim aksionet ushtarake. Në “Double Eleven” është një “operacion ushtarak” për të bërë xhaketa dhe pantallona. “Double Eleven”, e cila u themelua nga Nathan Bogle në 2015 me qëllimin e shprehur të zvogëlimit të ndikimit në mjedis të prodhimit të veshjeve të dobishme. Procesi i rigjenerimit gjithashtu prodhon një stil të një lloji. Bogle tha se:

Këto tekstile janë shumë të rralla, të gjitha në gjendje dhe janë marrë nga furnitorë të ndryshëm dhe tregtarë të specializuar në të gjithë SHBA-të. Çdo pjesë është e një lloji e cila ka shenjat dhe karakteristikat e veta unike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore